Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“! 09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Donaldi flet për videon pornografike: Vajza në fjalë është…

15/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Donaldi flet për videon pornografike: Vajza në fjalë është…

Një tjetër çift që i dha fund lidhjes menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” është Donaldi dhe Elisona.

Ndonëse ishte, pa dyshim, një surprizë për fansat e tyre, gjatë qëndrimit të çiftit në shtëpi u pa qartë që mes tyre mungonin kimia dhe bashkëpunimi.

Të paktën kështu tregon vetë Donaldi në këtë intervistë për “GSH”, i cili rrëfen se, si ai, ashtu edhe Elisona mendojnë se ajo që më herët e kishin interpretuar si dashuri, në të vërtetë ishte thjesht pëlqim.

Por, Donaldi u bë protagonist pas zbulimit të një videoje pornografike, e publikuar më herët në disa faqe “+18”. A e ka publikuar vetë ish-banori këtë video me synimin për t’u bërë një ditë pornostar, apo kush ishte vajza në të? Donaldi i jep të gjitha shpjegimet në vazhdim…

Donald, je i kënaqur me atë që ke dhënë në shtëpinë e “Big Brother”?

Të jem i sinqertë, nuk jam i kënaqur, sepse nga jashtë gjërat dukeshin shumë ndryshe. Aty brenda nuk e di çfarë pata, u bllokova komplet. Ishte një botë tjetër.

Çfarë të pengonte? Çfarë shkoi keq?

Më duhej më shumë kohë që të ambientohesha me njerëzit aty. Veç kësaj, edhe me partneren nuk është se përshtateshim aq shumë. Jashtë nuk është se kalonim shumë kohë bashkë, ndërsa aty qëndron 24 orë dhe e njeh njeriun në detajet më të vogla. Ishim krejtësisht tipa të ndryshëm, unë i ftohtë, ajo më e ngrohtë, kështu që nuk funksiononim dot. Kjo na pengoi.

Po thua që në një farë mënyre të zhgënjeu Elisona, kishte krijuar një ide, që në fakt nuk ishte ashtu?

Po, kjo është e gjitha. Elisona ishte vajzë me teka dhe unë nuk i shkoja dot pas fijes me tipin që kam. Elisona është vajzë e vetme dhe pak e përkëdhelur, por unë nuk mund t’i rrija sipas qejfit. Prandaj shkuan gjërat ashtu, qëndroja pak si në siklet, të them të vërtetën. Nuk ndihesha rehat.

Pse? Çfarë të vinte në vështirësi?

Nëse nuk ke bashkëpunim me partneren, nuk mund të luash aty brenda.

Jeni ndarë përfundimisht?

Jo, thjesht i kemi lënë pak kohë njëri-tjetrit, por ende nuk kemi vendosur gjë. Megjithatë, marrëdhëniet nuk i kemi shumë të mira.

Ke bërë miq në “Big Brother”?

Po, patjetër! Kam pasur marrëdhënie të mira me të gjithë, por me Danielin, Fotininë, Olsin e Fiorentinën kam pasur më shumë afrimitet.

Çfarë të kanë thënë njerëzit e tu të afërt për mënyrën se si je sjellë brenda shtëpisë?

Më thanë që isha pak i fjetur dhe se nuk e prisnin nga unë, meqë jashtë jam tip aktiv. Kur je jashtë, bën plane, ‘do veproj kështu dhe ashtu’, por asnjëherë nuk të ecin planet. Aty e fillon nga zeroja dhe çdo plan hidhet poshtë.

Donald, keni gënjyer ju me Elisonën për lidhjen tuaj?

Në janar, një miku im kishte ditëlindjen dhe shkuam në Durrës për drekë. Aty jam takuar me Elisonën, e cila ishte me një shoqe tjetër. Ishte e rastësishme. Ia kam kërkuar numrin e Elisonës shokut tim dhe kemi folur në “Whatsapp”, jemi takuar.

Donald, e ke publikuar vetë videon pornografike? Është Elisona vajza në video, sepse nga reagimi i saj i së shtunës është interpretuar se është ajo?

Jo, jo! Nuk ka lidhje fare Elisona. Ajo video është bërë tre vjet më parë dhe është një vajzë e rastësishme, e kuptoni…

Kush e ka xhiruar videon? Dyshon se e ka publikuar vajza në fjalë?

Jo, videon e kam xhiruar unë dhe nuk e di kush mund ta ketë publikuar, nuk kam asnjë ide. Unë e kam marrë vesh përpara dy muajsh, sepse më tregoi një person që ishte hedhur ajo video. Kur e pashë, nuk e besoja.

Ke menduar që të bësh denoncim për këtë?

Jo, nuk e kam menduar fare. Ajo u bë publike dhe nuk ia vlen të merrem. E kam lënë prapa atë histori!

Donald, je paragjykues ti? Je gjykuar për shprehjen në studion e “Big Brother”, ku the “Unë djalë jam”…

Ashtu e ndjeva dhe ashtu e thashë. Unë doja të thosha që nuk jam i vetmi që paskam bërë këtë video. Shumë njerëz publikë kanë bërë lloj-lloj videosh. Por kisha shumë emocione dhe nuk e prisja të ma thoshin atë gjë, më erdhi si bombë.

Çfarë të tha Elisona pas spektaklit për videon?

Nuk patëm mundësi të flisnim, sepse ajo ishte me njerëzit e saj, unë me njerëzit e mi, dhe akoma nuk jemi takuar tamam bashkë që të bisedojmë, të jemi ulur diku dhe të flasim. Nuk jemi takuar dhe dua të flas personalisht me të.

Donald, mos ka qenë ajo video një tentativë e jotja për t’u bërë pjesë e pornografisë? Ke pasur ambicie të bëhesh pornostar?

Jo, nuk e kam pretenduar diçka të tillë! Megjithatë, çfarë ndodhi, ndodhi.

Çfarë plani ke për të ardhmen?

Nuk e di. Përpara “Big Brother”-it, isha praktikant si teknik audioje në një televizion, dhe mendoj të rikthehem.

Po për të ardhmen me Elisonën?

Unë jam më shumë për jo. Në “Big Brother” nuk përshtateshim fare. Kemi menduar se mund të ishte dashuri, por ka qenë thjesht pëlqim. Edhe me Elisonën e kam diskutuar dhe ajo mendon të njëjtën gjë, kështu që kam dëshirë t’i ndajmë gjërat me mirësjellje dhe të biem dakord. Një ndarje pa keqkuptime…






Tags: Big BrotherDonald
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij
Breaking News

“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij

09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 
Breaking News

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 

08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit
Breaking News

“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit

08/12/2025
Next Post
VIDEO/ Sot është një nga personazhet më sportivë, por dikur Blendi Fevziu ishte….

VIDEO/ Sot është një nga personazhet më sportivë, por dikur Blendi Fevziu ishte….








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera