Donaldi ka publikuar videon e parë pas daljes nga BBV me të cilën falenderon fansat për mbështetjen. Ai thotë gjuthashtu se edhe pse nuk fitoi ka vendosur që 100 mijë euro do i shtojë nga xhepi i tij dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, 2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri. Pasi e uroi për fitoren, Donaldi e ftoi edhe Ilirin t’i bashkohet për të ndihmuar.
“Falenderoj njerëzit që në kanë mbështetur, është një ndjenjë fantastike. Asnjëherë nuk e kam përjetuar këtë ndjesinë e njerëzve që të mbështesin në këtë mënyrë duke harxhuar lekët dhe euro e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora. Gjithsesi ju përshëndes pafund. Doja të shtoja që unë vërtetë nuk e fitova çmimin e madh 100 mijë euro, por kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë. 2 në Kosovë, 2 në Shqipëri. Sepse është më e pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur. Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, të cilit i uroj fitoren që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që më ka mbështetur. Unë do e bëj nëse edhe ti do mund të vish me mua”, u shpreh ai.
https://www.instagram.com/tv/CaK3feTvmTK/?utm_medium=copy_link
Reagim ka pasur edhe nga ana e Ilirit, i cili me videon e shpalljes së fitores falenderon fansat.
“Kurre me pare nuk kisha provuar kaq shume emocion per te shkruajtur nje post dhe ku nuk gjej dot fjale per te pershkruar dimensionin e ketij emocioni qe me dhuruat me votat tuaja. Ju ndjej njerez te mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojme shume suksese te tjera bashke. Faleminderit nga zemra. Ju Dua”, shkruan ai.
https://www.instagram.com/tv/CaLAiv0lOwd/?utm_medium=copy_link
Ndërkohë nuk ka dhënë asnjë reagim për ftesën publike të Donaldit.








