Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë? 20/02/2026
Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin. 20/02/2026
Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Eric Dane! 20/02/2026
“Përqafimi për të cilin u lutëm”, Beatrix dhe Alban Ramosaj një festë për jetën! 20/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell! 19/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Doni dashuri të përjetshme? Mësoni sekretet

06/10/2015
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A

Çelësi i lumturisë bashkëshortore nuk është në ndjenjat e përhershme të dashurisë fëmijërore, por është në shprehitë e thjeshta të cilat mund t’i bëni që të forconi dashurinë me partnerin tuaj.





Verifikoni këshillat e ekspertëve në mënyrë që të keni martesë apo lidhje të lumtur.

Çdo gjë për njëri-tjetrin


Nëse partneri juaj ka nevojë për ju, flakni çdo gjë tjetër dhe jini aty për atë. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa nevoja e partnerit tuaj për ju. Ky është një tipar i një çifti të lumtur. Në fakt çiftet shumë të lumtura shkojnë një hap më tej. Ata caktojnë një moment të përditshme për njëri-tjetrin dhe lënë çdo gjë tjetër për atë moment.

Mos harroni të putheni

Të gjithë çiftet e lumtura puthin të dashurin/ren e tyre teksa nxitojnë për në punë apo për diku tjetër. Por, çiftet më të lumtura ndalojnë, marrin disa sekonda nga orari i tyre i zënë dhe puthen mjaftueshëm për ta ndjerë vërtetë atë. Nëse po mendoni se si ndihmon kjo, thjesht provojeni njëherë. Do të habiteni kur të shihni ndryshimin që bën ky moment!

Thoni “Të Dua”          

Ti e di që partneri të do. Partneri juaj e di që ju e doni atë. Por është e rëndësishme ta shprehni këtë ndjenjë dhe të thoni “Të Dua”… çdo ditë. Këto fjalë vërtetë ju qetësojnë shpirtin dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë. Çiftet e lumtura e nisin dhe e përfundojnë ditën duke thënë “Të dua” madje edhe gjatë saj, qoftë edhe përmes një mesazhi të thjeshtë

Vlerësim njëri-tjetrit

Vlerësimi është një emocion i fortë e pozitiv. Çiftet e lumtura nuk ngurojnë të shprehin vlerësimin e tyre për njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të vlerësosh njëri-tjetrin për gjërat e duhura, ndryshe shprehja e saj humbet rëndësinë e vërtetë. Për shembull, nëse partneri juaj bën një kafe vërtetë të shijshme, vlerësojeni atë. Gjëra të tilla sado të vogla ndërtojnë një lidhje të fortë mes jush dhe gjysmës suaj më të mirë.

Dëgjohet partneri

Çiftet e lumtura i kushtojnë shumë rëndësi të dëgjuarit të njëri-tjetrit çdo ditë. Ata i japin njëri-tjetrit shansin për të folur. Në një marrëdhënie, të dëgjuarit është shpesh më e rëndësishme se të komunikuarit. Ata bëjnë pyetje për t’u siguruar që kanë kuptuar ndjesitë e partnerit. Vetëm kur çiftet dëgjojnë njëri-tjetrin ata mund të kuptojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Mos harroni përqafimin

Një përqafim nënkupton miliona emocione në një lëvizje të thjeshtë: dhe çiftet e lumtura e kuptojnë rëndësinë e kësaj forme të të shprehurit. Përqafojeni atë në çdo moment dhe kudo. Ndonjëherë kur i/e dashuri/a juaj po kalon disa momente jo të mira, si një ditë e keqe në punë ose kur nuk ndihet mirë- një përqafim nga ju mund të bëj gjithë diferencën.

‘Kontroll’ për njëri-tjetrin

Qëndrimi deri vonë në zyrë ose thjesht të pyeturit e partnerit/res nëse mundi të hajë drekën në kohë, janë disa zakone të vogla që çdo çift i lumtur i bën në rutinën e tyre të përditshme. Po, është një ide e mirë të kontrollosh gjysmën tënde më të mirë, në çdo kohë dhe vazhdimisht. Këto gjeste të vogla mund të tregojnë sesa kujdesesh dhe sesa i përqendruar je për partneren/rin tënde. Kështu që, bërja e një telefonate të shkurtër ose e një mesazhi të vogël, është gjithmonë një mënyrë e mirë për të qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin, qoftë edhe duke thënë thjesht “Ç’kemi” apo “Më mungon”.

Tags: dashuri e perjetshme
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë?
Breaking News

Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë?

20/02/2026
Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin.
Breaking News

Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin.

20/02/2026
Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Eric Dane!
Breaking News

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Eric Dane!

20/02/2026
“Përqafimi për të cilin u lutëm”, Beatrix dhe Alban Ramosaj një festë për jetën!
Breaking News

“Përqafimi për të cilin u lutëm”, Beatrix dhe Alban Ramosaj një festë për jetën!

20/02/2026
Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate
Breaking News

Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate

19/02/2026
“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha
Breaking News

“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha

19/02/2026
Next Post

Bombastikja Nicki Minaj nuk ndalet me foto seksi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera