Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Doni një bark të sheshtë për festat e fundvitit? Ja çfarë ushqimesh duhet të shmangni

15/12/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Doni një bark të sheshtë për festat e fundvitit? Ja çfarë ushqimesh duhet të shmangni

Në këtë periudhë të vitit ndihemi sikur gjithmonë kemi në dorë një gotë me pije. Por konsumimi i ushqimeve kaq të pasura me yndyrna dhe pije alkoolike dëmton sistemin tretës dhe muskujt. Nëse doni të mposhtni fryrjen e barkut këtë sezon, dietologia Helen Bond jep disa këshilla që kushdo duhet t’i mbajë shënim.





Hani pak dhe shpesh
“Sa më shumë të hani në ditën e Krishtlindjeve, më të vështirë do ta ketë sistemi juaj tretës të proçesojë të gjithë atë ushqim, që do të thotë keni më shumë gazra. Zgjidhja është të hani sasi më të vogla dhe të rregullta për të shpëtuar nga fryrja e barkut për një ditë”, thotë Bond.

Evitoni shampanjën dhe Proseccon
“Sigurisht që nuk doni të mgunoni në pijet festive, por të pini sa më pak, pasi flluskat në shampanjë, Prosecco, birrë, kola për shembull, përfundojnë në stomakun tuaj duke ju dhënë gazra dhe dehidratuar”, thotë Bond.


Qëndroni aktiv
Mos e shfrytëzoni kohën e zakonshme për të bërë ushtrime duke ndejtur deri vonë përpara televizorit në ditët e festave. “Bëni shëtitje me familjen, krijoni lojëra të ndryshme pasi ju ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të tretjes, lehtëson stresin”, shpjegon ajo.

Merrni probiotikë
Bond thotë: “Niseni ditën tuaj me pije priobiotike apo kos për të rritur nivelin e baktereve të mira në zorrë. Kjo të ndihmon të mbash një sistem tretës të shëdetshëm, por edhe për të lehtësuar ndonjë siklet të tretjes”.

Mos iu afroni tavolinës së bufesë për herë të dytë në mbrëmjen e punës
Bond këshillon që ti rezistoni tavolinës së bufesë për tiu rikthyer sërish. Mbusheni pjatën tuaj plot në fillim dhe largohuni nga tavolina duke shijuar kohën dhe ushqimin që keni.

Pini ujë të ngrohtë me limon
Megjithëse të gjithë preferojmë një pije të ngrohtë kur jashtë është shumë ftohtë, mos pini çaj apo kafe që është e pasur me kafeinë. Provoni ujin e ngrohtë me limon, mente apo çaj kamomili. Ato dihet që ndihmojnë në një sistem të lehtë tretës dhe problemeve të barkut.

Mos i shmangni vaktet
Fakti që në darkë do të shkoni në festë dhe do të hani, bën që gjatë ditës të mos fusni gjë në gojë. Por kjo është gabim për dietologen Bond. Ajo këshillon që të hani një drektë të lehtë, dhe një zemër me stika, për të shuar urinë para se të shkoni në festë.

Qëndroni të hidratuar
Bond thotë që pirja sa më shpesh e lëngjeve ndihmon ushqimin të kalojë më lehtë në sistemin tretës. E kundërta, mospirja e sasisë së duhur të ujit shkakton kapsllëk, që çon në fryrjen e barkut dhe lëvizjen e zorrëve.

Mos shmangni mëngjesin, edhe në ditën e Krishtlindjeve
Asnjëherë mos harroni të hani një mëngjes të shëndetshëm, pasi në munges të tij do të keni një sistem tretës më të vështirë. Bond këshillon të shmangni brioshët, apo çokollatët. Veza është ideale për mëngjes,transmeton top channel.

Tags: bark i sheshtekujdesjeUshqime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Skandali në Kënga Magjike/ Reagon ashpër Berkani

Skandali në Kënga Magjike/ Reagon ashpër Berkani








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera