Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dorina Mema: S’e prisja të dilja në mediat botërore, bukurinë ma shtoi flamuri

16/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dorina Mema: S’e prisja të dilja në mediat botërore, bukurinë ma shtoi flamuri

Dorina Mema është një nga femrat më të bukura shqiptare. Por, ajo u vërejt edhe nga objektivët e aparateve fotografikë dhe fotot e saj ‘pushtuan’ mediat më të mëdha në botë, duke u cilësuar si një nga tifozet më seksi në ndeshjen e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës. Në një intervistë për Indeksonline, ajo ka treguar për ndjenjën e të qënurit në ballinat e këtyre mediave prestigjioze e sidomos duke u vlerësuar për bukurinë e saj. “Çdo femër do ishte ndjerë mirë të shikojë veten në faqet e gazetave me prestigjioze e fotografuar mes 50.000 tifozëve. Pasi del nga stadiumi me veshët ulur dhe mërzitur. U çudita sepse isha në një vend që duhej të çohesha në këmbë për të parë ndeshjen dhe se kuptoj ku me kishin spikatur”, ka thënë ajo duke qeshur. E pyetur se përse pikërisht ajo ishte  vërejtur nga fotografët, me shumë modesti Dorina thotë se ajo është vërejtur pasi flamuri shqiptar ia shtoi bukurinë. “Unë nuk jam e bukur, flamuri më shtoi bukurinë pasi ne kemi flamurin më të bukur në botë. Ndoshta i ka tërhequr vëmendjen tifozeria ime e çmendur,  ekipi bëri një lojë të shkëlqyer dhe tifozeria shqiptare aq emocionuese me daullet dhe thirrjet çdo sekondë, e meritonte një gol. Vura re që shumica e tifozëve shqiptarë ishin nga ata që jetonin në Diasporë, imagjino çfarë gëzimi do ishte për ta një fitore me Francën”, janë fjalët e saj. Gjithashtu Dorina ka folur edhe për eksperiencën që nga ndeshja e parë e Shqipërisë dhe ka treguar se me vete ka marrë edhe topin që i kishte rënë në duar. Bukuroshja shqiptare nuk ka hezituar të tregojë edhe për faktin se si e pa ajo ndeshjen dhe si do duhej të luhej. “Më trishtoi goli i dytë, m’u kujtua një ndeshje në Elbasan pasi unë Kombëtaren e ndjek gjithmonë. Kam vënë re që loja e ekipit tonë është mbrojtëse dhe kurrë sulmuese. Ndoshta ndodh që mungon një element talenti në sulm ose na bien ndeshjet me ekipe të mëdha të cilët sulmin e kanë të ndërtuar mirë. Minutat e fundit ata duhet te ngritnin mur për sulmin kundërshtar sepse barazimi na ndihmonte për kualifikim, shanset rriteshin dhe stimuli i lojtareve që arrijnë të thyejnë xholat shume milionësh si Pobga të cilët janë ajka e futbollit botëror, do i çonte përpara për ta mundur Rumaninë. Për mendimin tim lojtari më i mirë i mbrëmshëm ishte Arlind Ajeti” ka shtuar ajo. Në fund Dorina lavdëroi tifozerinë shqiptare dhe tha se është shumë krenare me ndjenjën  të qënurit shqiptare./Indeksonline





1114201


Tags: bukuriaDorina Memamediat e huaja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
FOTO/ Pas ndarjes, ish-burri i Rovena Dilos në shoqërinë e vajzave simpatike

FOTO/ Pas ndarjes, ish-burri i Rovena Dilos në shoqërinë e vajzave simpatike








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera