Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Dr. Adem Harxhi: Çfarë është dieta orgazmike? Zbulojeni

18/10/2015
in Jetë
Reading Time: 5 mins read
A A

ÇENTIL PËR MAKINËN E FIKUR – Nga Dr. Adem Harxhi





Në studimin e “American Medical Association” tregohet se 43% e grave vuajnë nga dëshira e ulët seksuale. Kjo do të thotë se afërsisht gjysma e grave dhe vajzave e kalojnë jetën pa e ndjerë kënaqësinë e plotë seksuale. Kjo, pa dyshim, është një vuajtje e madhe. Po ta krahasojmë dëshirën për seks me një makinë të shpejtë, mungesa e libidos do të thotë që marshet e makinës kanë ngelur në pozicion parkimi ose, edhe më keq akoma, makina nuk i merr fare ato.

Sot, gratë dhe vajzat me këtë vuajtje mund të ndihmohen dhe të çojnë “çentil” në kandelet e makinës së tyre të fikur. Çentil për to është dieta orgazmike, parimet e së cilës do i rendis më poshtë.


a- Përdorni suplemente. Të shtohen në dietë: vaj peshku me cilësi të lartë, multivitamina, kalcium, magnez, zink, hekur dhe vitaminë C.

b- Zbatoni proporcionin ushqimor: 40% karbohidrate, 30% proteina, 30% yndyrna. Me këtë dietë ju do të rrisni nivelin e dopaminës dhe të testosteronit.

c- Eliminoni përdorimin e stimulantëve dhe hormoneve. Të eliminohen: kafeina, cigaret dhe stimulantët e tjerë. Mos përdorni metodat hormonale për kontrollin e lindjeve. Mos konsumoni shumë alkool.

d- Ushtroni muskujt e dyshemesë së legenit. Ushtrimi i muskujve Pubococcygeus (PC) arrihet: 1- duke bërë ushtrimet e Kegelit; 2- duke përdorur vegla gjimnastikore që vlejnë për këtë qëllim (gyneflex); dhe 3- duke vendosur pesha në formë koni në vaginë. Këto të gjitha ndihmojnë të forcohen këta muskuj. Një grua mund të mos i përdorë të gjitha këto metoda, por ajo zgjedh mënyrën më të përshtatshme për kushtet e saj.

Le ta përmbledhim: Për të arritur me sukses orgazmat e mira duhen suplementet, veçanërisht vaji i peshkut; dietë ushqimore e përshtatshme 40-30-30, duke shtuar në të çokollatat; ushtrim i muskujve të dyshemesë së legenit; hiqni dorë nga zakonet e pashëndetshme që shkatërrojnë dëshirën për seks. Vrasësit më të mëdhenj të dëshirës për seks janë: kafeja, duhani, amidoni, sheqeri, antidepresantët, soja, antikonceptivët hormonalë (hapjet), stresi dhe drogat e ndryshme.

Çdo grua duhet të dijë se përgjegjëse për seksualitetin e saj është ajo vetë. Ajo duhet të mësojë si të kujdeset për trupin dhe si të sillet mençurisht me seksualitetin e saj. Ajo duhet të përdorë dietën orgazmike, e cila përmirëson jetën e saj seksuale, pa qenë nevoja të shkojë tek doktori dhe të marrë hapje për të rritur dëshirën e saj për seks.

Lidhur me seksualitetin, gratë nuk janë të gjitha njëlloj dhe nuk kanë të gjitha të njëjtat kërkesa. Ka gra që nuk duan të kenë fare libido, ashtu siç ka të tjera që kënaqen vetëm me orgazma vaginale.

Përbërësi ushqimor që ndihmon më shumë për seks të mirë është acidi yndyror Omega-3.

Përdorimi i vajit të peshkut ndihmon të rritet niveli i oksidit nitrik në gjak dhe i dopaminës në tru. Rritja e nivelit të oksidit nitrik bën të rritet furnizimi me gjak në zonën gjenitale, gjë që është kusht i domosdoshëm për të arritur orgazmën. Rritja e dopaminës në tru bën të rritet kënaqësia dhe gruaja do të ndihet më mirë emocionalisht. Kjo e gjitha do të thotë që gruaja ta ndjejë veten në formë për seks.

Preferohen kapsulat me vaj peshku që kanë 1 gram, ku janë të kombinuara 500 mg EPA (acidi eicosapentaenoic) dhe 500 mg DHA (acidi docosahexaenoic). Këto dy acide bashkërisht përbëjnë atë që quhet Omega-3 fatty acids. Është mirë që, përpara se të merren këto suplemente, të bëhet një konsultim me doktorin. Edhe kur gruaja nuk është e interesuar për orgazma të mëdha, ajo do të përfitojë nga avantazhet që ka marrja e acideve yndyrore Omega-3 për punën e zemrës.

Sot, vlera pozitive e acideve yndyrore Omega-3 për shëndetin është e padiskutueshme dhe mbështetet nga shumë studime shkencore. Bashkë me vajin e peshkut duhet të merren dhe multivitaminat, vitamina C dhe hekuri, për të plotësuar çdo mungesë të tyre në ushqim.

seksi 1

Dieta seksuale bëhet e plotë, kur shtohet çdo ditë edhe rreth 20 gr çokollatë e zezë, e cila, përveç që është e shijshme, ndihmon të rritet niveli i dopaminës në tru.

Qëllimi i dietës orgazmike nuk është ulja në peshë, por rritja e kënaqësisë seksuale. Duke mbajtur një dietë të shëndetshme, që ruan balancën ushqimore 40% karbohidrate, 30% proteina dhe 30% yndyrna (kryesisht yndyrna të pangopura), ju do të humbisni disa kile peshë ose do të ruani një peshë trupore të përshtatshme. Por, vetëm rënia në peshë nuk mjafton për të arritur kënaqësinë seksuale. Që të arrihet kënaqësia seksuale, duhet të ketë më shumë yndyrna në dietë.

Dieta ushqimore me shumë proteina dhe me pak karbohidrate, një tendencë e grave dhe vajzave sot, bën të ulet niveli i testosteronit të lirë në gjak. Testosteroni është hormoni që rregullon dëshirën seksuale të burrave dhe grave. Ja pse dietat pa yndyrna nuk janë të përshtatshme. Yndyrnat e shëndetshme, siç janë acidet yndyrore Omega-3 në vajin e peshkut, e rrisin prodhimin e testosteronit, i cili është hormoni përgjegjës për të nxitur libidon dhe aftësinë për orgazma.

Pakësimi i sasisë së amidonit dhe karbohidrateve të tjera në këtë dietë të re seksuale, parandalon shkatërrimin e serotoninës në tru. Tani, dihet se serotonina e përmirëson ndjeshëm funksionin seksual dhe rrit gjendjen shpirtërore.

Kujdes nuk duhet të bëni vetëm me ato gjëra që duhet të shtohen në dietë. Për të përmirësuar jetën seksuale, duhet bërë shumë kujdes edhe për ato që duhet të hiqen. Të hiqen: kafeina, trans-yndyrnat, yndyrnat e hidrogjenuara dhe yndyrnat e pangopura. Të gjitha këto shkatërrojnë efektet pozitive të acideve yndyrore Omega-3.

Ushtrimi fizik

Aktiviteti i rregullt fizik parandalon stresin dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme, duke rritur në këtë mënyrë edhe dëshirën për seks. Por, për ta mbajtur veten në formë të mirë për një jetë seksuale të shëndetshme, gratë dhe vajzat duhet të ushtrojnë muskujt PC. Këta muskuj janë me rëndësi për të arritur orgazma magjike. Orgazmat e forta kërkojnë muskuj PC të fuqishëm. Këta muskuj ndihmojnë furnizimin me gjak të rajonit gjenital dhe bëjnë që orgazmat të arrihen më me lehtësi. Nuk ka dyshim se muskujt PC të fuqishëm, i bëjnë edhe gjërat më të forta. Natyrisht, çdo tip i aktivitetit fizik e përmirëson qarkullimin e gjakut. Që të rritet në maksimum potenciali për kënaqësi seksuale, ushtrimet këshillohet të bëhen jo më pak se dy herë në javë, për rreth 20 minuta.

Të zgjedhësh regjimin më të mirë për veten, në gjithë këtë pletore informacioni shëndetësor që ka në revista, TV dhe internet, është detyrë shumë e vështirë. Nga ana tjetër, parimet lidhur me ushqyerjen e shëndetshme kanë ndryshuar shpesh dhe rrënjësisht në vitet e fundit. Dieta orgazmike që përshkrova më sipër, është më e reja dhe që duket se ndihmon më shumë në jetën seksuale. Varet nga ju dhe doktori juaj për të bërë zgjedhjen personale më të shëndetshme.

 

Tags: Adem HarxhiSeks
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post

Dafina Zeqiri zbulon më në fund të dashurin...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera