Gjatë një interviste për “Q&A”, presidentit Obama i është bërë pyetja: “në qoftë se do të merrnin pjesë në një garë rap Drake dhe Kendrick Lamar kush mendoni se do të fitonte?”
“Unë do ta zgjidhja Kendrick” është përgjigjur Obama.
Por mesa duket kjo përzgjedhje nuk i ka pëlqyer reperit kanadez Drake i cili menjëherë ka shkruajtur disa vargje dedikuar presidentit Obama.
“Tregoni Obamas se vargjet e mia janë antiplumb” ishte porosia e Drake për presidentin amerikan.