• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dramat e familjes Kardashian po ndodhin për publicitet?

Ndoshta jo të gjithë e kanë vënë re, por dramat e familjes Kardashian-Jenner ndodhin pikërisht përpara publikimit të sezonit të ri të ‘Keeping Up With The Kardashians’. Kjo gjë i ka bërë të gjithë të dyshojnë se dramat kanë ndodhur për publicitet. Këtu mund të përmendim thashethemet në lidhje me operacionet e Kylie Jenner, si dhe ‘fillers-at’ e shumëpërfolur tek buzët e saj, të cilat filluan para publikimit të sezonit 10. Më pas sherri Kim-Kanye-Taylor Swift, publikimi i sezonit 12. Shtatëzënia e Kylie dhe Khloe: sezoni 14 dhe tani, skandali i tradhëtisë së Tristan Thompson, publikimi i sezonit 15. Të gjitha këto ngjarje e bëjnë publikun kureshtar, kështu dhe shikueshmëria rritet. Dhe njëherë, djalli punon shumë, por Kris Jenner akoma më shumë./revistawho.com