Gjesti ka një detyrë të qartë nga Vëllai i Madh: për dy javë duhet të ndajë krevatin me Rizartën, pasi e zgjodhi gjatë një misioni në shtëpi.
Por mbrëmjen e djeshme, situata mori një tjetër kthesë! Jo vetëm që ai u ul në krevatin e Eglit dhe Valbonës, por më pas vendosi të flinte me një tjetër banore në shtratin e tij… dhe ajo ishte Egli.
Kështu, nata e tij kaloi mes dy banoreve: nga njëra anë Rizarta, me të cilën duhet të qëndrojë sipas rregullave të lojës, dhe nga ana tjetër Egli, duke ngritur pikëpyetje mbi respektimin e misionit të tij.
A do të ketë pasoja për këtë veprim? Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Vëllai i Madh!








