Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga BBV në skenën e madhe: Egli Tako njofton koncertin e saj të parë!  07/07/2025
Diddy po planifikon një rikthim? Ja me kë po bashkëpunon në fshehtësi nga burgu! 07/07/2025
“I kam përgëzuar”, Fjoralba nuk e la pa koment dyshen Nevina-Kiara në moderimin e Portokallisë! 07/07/2025
Livia rikthehet dhe ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Mevlanin! 07/07/2025
Horoskopi i kësaj jave paska premtime, para, zënka dhe 3 shenja me fat! 07/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Drini Zeqo zbulon regjimin e tij ushqimor: Më pëlqen…

25/08/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Drini Zeqo zbulon regjimin e tij ushqimor: Më pëlqen…

Nga Rudina Laka/Ju kujtohen postimet e gazetarit Drini Zeqo në ‘Instagram’? Pothuajse çdo ditë ka një foto në palestër, çka tregon se stërvitjen dhe mbajtjen e trupit në formë e ka bërë pjesë të stilit të tij të jetesës. Ndërsa pamjet që shihni rrallë në llogarinë e tij janë ato me ushqimin, sepse Drini nuk është llups.
Në një intervistë për ‘revistawho.com’ Drini Zeqo ka treguar për regjimin e tij ushqimor, për gatimet e përgatitura nga nëna apo motra, raporti i tij me sumplementet apo edhe çmenduritë që mund të ketë bërë për ushqimin.
Çfarë konsumon Drini në një ditë të zakonshme, të gjitha vaktet?
Për mua dita nis me një vakt shumë të lehtë në shtëpi. Zakonisht mëngjesin e konsumoj duke mos e anashkakuar. Vezë të ziera, qumësht, ndonjë frut. Më pas në drekë zgjedh gjithmonë atë që është gatuar në shtëpi kryesisht nga nëna apo motra. Gjellët e ndryshme pa asnjë dallim janë konsumi i përditshëm. Në darkë mundohem të konsumoj diçka shumë të lehtë.
Çfarë konsumon përpara dhe pas palestrës?
Përpara palestrës ndonjë frut është zgjedhja ime. Ndërsa pas palestre përgjithësisht mundohem të ha diçka që ka bazë proteinike dhe sa më pak karbohidrate.





Çfarë nuk konsumon asnjëherë përpara apo pas stërvitjes?
Mundohem të evitoj dy gjëra. Ato me yndyrë dhe me sheqer. Ky është parimi im për të qenë sa më në rregull me ushqimet që konsumoj.
Në çfarë rasti e prish regjimin? Ushqimi që të tundon dhe nuk i reziston dot?
Ka disa raste. Një prej tyre është kur ha jashtë shtëpisë. Pra nëpër restorante, ose kur jam në ndonjë udhëtim dhe për shkak se përballesh me ushqimet karakteristike të zonave të ndryshme më pëlqen të provoj sa më shumë prodhime të tyre.
Çfarë bën Drini pasi ka ngrënë një vakt jo të shëndetshëm që mund ta bëjmë të gjithë për të mos u ndjerë fajtorë?
Unë nuk para ndihem fajtor. Duhet shijuar jeta dhe ushqimi, edhe kur e tepron. Por ajo që bëj është se shtoj dozën e aktivitetit fizik.
Ushqimi që nuk ke konsumuar kurrë edhe pse të pëlqen shumë, por e di që nuk i bën mirë muskujve të tu?
Nuk ka të tilla. Që të vegjël jemi mësuar që të konsumojmë të gjitha llojet e ushqimeve dhe të mos jemi nazelinj. Por ndonjëhere më vjen në majë të hundës mishi i pulës.
Çfarë zgjedh të konsumojë Drini kur e merr uria edhe pse mund të kesh ngrënë vaktin e planifikuar?
Ha vaktin e radhës pak më shpejt se planifikimi, kjo mund të jetë një alternativë. Gjithsesi nuk jam tipi që ruaj me fanatizëm regjimin ushqimor. Dal shpesh nga planifikimi dhe më pëlqen të shijoj gastronominë.
Përdor suplemente apo proteina? Çfarë u këshillon të gjithë atyre që duan të formojnë trupin lidhur me përdorimin e tyre?
Unë personalisht nuk përdor asgjë tjetër përveç ushqimeve. Kjo sepse për atë që unë dua të arrij në palestër më mjafton ushqimi dhe asnjë suplement shtesë.
Cila është ajo pjesë e trupit për të cilën punon më shumë në palestër?
Nuk kam një të tillë. Për fat unë kam një trup shumë të rregullt. Por do doja që të bëja pak më shumë ushtrime për muskujt e barkut meqë për ato përtoj pak më shumë.


Sa herë në javë stërvitesh dhe sa orë?
Unë mundohem të shkoj 5 herë në javë në palestër. Nëse nuk arrij mundohem të shkoj patjetër 3 herë. Krysisht koha që kaloj në palestër është 1 orë e 40 minuta.
Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë për ushqimin?
Nuk kam bërë të tilla. Po nëse mund ta quajmë çmenduri, është fakti që mund të jem zgjuar ndonjëherë natën shumë i uritur dhe kam gatuar ndonjë gjë.
Ke neps? Në qoftë se po për çfarë?
Po, them se jam nje tip që kam neps. Nuk e di për çfarë fiks por shpesh me shkon mendja për ushqime të caktuara apo më hapet oreksi kur shoh edhe dikë tjetër duke ngrënë dhe kjo më duket normale apo njerëzore.
Je llups?
Jo, jo. Ha pak por më pëlqen që ha shpesh gjatë ditës.
Eksperienca më e keqe që ke me një ushqim dhe je penduar që e ke ngren?
Këto janë eksperiencat që lidhen kur porosisim pizza apo ushqime shumë të rënda. Në raste festash shpesh na ndodh ta teprojmë me ushqimin dhe të ndihemi sikur mezi levizim.
Ushqimi jot i preferuar dhe me pak i preferuar?
E thashë edhe pak më sipër që më pëlqen të konsumoj shumë lloje ushqimesh. Ndër më të preferuarit janë prodhimet e detit, peshku. Ndërsa ato që më pëlqejnë më pak janë prodhimet e brumit.

 




Tags: Drini Zeqoregjimiushqimor
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga BBV në skenën e madhe: Egli Tako njofton koncertin e saj të parë! 
Breaking News

Nga BBV në skenën e madhe: Egli Tako njofton koncertin e saj të parë! 

07/07/2025
Diddy po planifikon një rikthim? Ja me kë po bashkëpunon në fshehtësi nga burgu!
Breaking News

Diddy po planifikon një rikthim? Ja me kë po bashkëpunon në fshehtësi nga burgu!

07/07/2025
“I kam përgëzuar”, Fjoralba nuk e la pa koment dyshen Nevina-Kiara në moderimin e Portokallisë!
Breaking News

“I kam përgëzuar”, Fjoralba nuk e la pa koment dyshen Nevina-Kiara në moderimin e Portokallisë!

07/07/2025
Livia rikthehet dhe ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Mevlanin!
Breaking News

Livia rikthehet dhe ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Mevlanin!

07/07/2025
Inva Mula zbulon sa është paguar në Hollivud për filmin legjendar “The Fifth Element”
Breaking News

Inva Mula zbulon sa është paguar në Hollivud për filmin legjendar “The Fifth Element”

06/07/2025
“Nëna më dhunonte, miqtë më tradhtuan”/Johnny Depp rrëfen plagët e jetës
Breaking News

“Nëna më dhunonte, miqtë më tradhtuan”/Johnny Depp rrëfen plagët e jetës

06/07/2025
Next Post
Vera e nxehtë e Ponit, nga Italia në Puerto Rico së bashku me djalin e saj

Nga Poni tek Majlinda Bregu, këto janë vajzat e ekranit që kanë të paktën një foto tek dera







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera