Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba kërkon live largimin nga Ferma VIP 12/05/2025
Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin: Një duartrokitje, u tregua burrë 12/05/2025
“Na kthe gjysmën se ishim të dehur”, ish-banori i BBV pendohet për paratë që hodhi te ditëlindja e Loredanës 12/05/2025
“Ku, ç’ka, pse?” Egli paralajmëron diçka sonte! Ç’po ndodh mes saj dhe Gjestit? 12/05/2025
Festivali i Kanës vë kufij: Kjo veshje sjell përjashtim të menjëhershëm! 12/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Drita e syve tek fëmijët tuaj

30/08/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Drita e syve tek fëmijët tuaj

Portrait of clever boy with open book in library


Mezi prisni që fëmijët tuaj të eksplorojnë botën jashtë. Deri tani çdo gjë ka qenë nën mbikqyrjen tuaj. Sot ai është më i madh dhe do të shohë e zbulojë përmes syve të tij. Sigurohuni të dini gjithçka përpara se të jetë vonë.
Fëmijët mësojnë përmes syve të tyre. Shikimi i qartë është i rëndësishëm për ata, që të lexojnë, të shkruajnë, të dallojnë informacionin në dërrasë ose kompjuter, madje edhe të luajnë. Është më shumë se të shohësh qartë afër apo larg. Sytë gjithashtu ju ndihmojnë të shquani shkronja të ngjashme, të tilla si “b” dhe “d”, si dhe ju lejojnë të kujtoni detajet e asaj që lexoni, në mënyrë që të mund ta përfytyroni historinë në mendjen tuaj.





Simptoma delikate
Nëse fëmija juaj nuk mund të shohë mirë, ai mund të ketë vështirësi për të mësuar. Ai mund të humbasë vëmendjen e tij gjatë leximit ose ta shmangë atë. Performanca e tij mund të ulet. Shenjat e problemeve me sytë nuk janë gjithmonë të dukshme. Ju mund të vëreni se ai:
* Fshin shpesh sytë
* Pulit shpesh sytë
* Dhembje koke nga tendosja e syve
* Anon kokën në një anë
* Mbulon një sy për të parë
* Lexon me libër afër
* Vështirësi për të mbajtur mend
* Vëmendje afatshkurtër

Problemet që mund t’i shihni


Ndryshimet në sytë e fëmijëve tuaj mund të jenë alarm që diçka nuk po shkon mirë:

* Sy të fryer
* Kapakë të ulur
* Skuqje
* Sy që nuk ndërveprojnë
* Ngjyrë e hirtë ose gri në qendër
* Pulitje të shpejta të syve (lart, poshtë ose anash)
* Lotim të vazhdueshëm
* Pupilë e bardhë në foto të realizuar me blic




Fëmija juaj gjithashtu mund t’ju tregojë që provon dhimbje dhe irritim tek sytë.

Zbulimi i hershëm është çelësi

Problemet më të shpeshta të syve te fëmijët janë vizioni i paqartë (problemet refraktive), strabizmi dhe syri dembel (ambliopia). Një ekzaminim i rregullt i syrit mund të kapë në kohë këto probleme. Sa më e gjatë koha pa trajtim, aq më shumë truri i fëmijës do të sforcohet për ta rregulluar problemin. Kjo mund të çojë në komplikacione të tjera, që mund të jenë më të vështira për t’u trajtuar.

Kur është koha të shkojmë te mjeku?

Fëmijët mbi moshën 3 vjeç, duhet të kryejnë check up të rregullt një herë në çdo 1-2 vjet. Një vizitë e thjeshtë dhe një fushë vizive tek mjeku oftalmolog mund të kapë në kohë problemet me sytë. Por nuk mund t’i diagnostikojë ato. Në fakt, këto teste mund të mos diagnostikojnë deri në 60 % të problemeve. Kontrolli tek mjeku okulist rekomandohet që në fëmijët e prosalindur, duke vazhduar këtë rutinë deri në moshën 3 vjeçare. Në moshën 3 vjeç, fëmija juaj duhet të jetë kryejë një test më të plotë.

Çfarë ndodh në vizitë?

Një ekzaminim i detajuar i syrit zgjat deri në 2 orë dhe përfshin disa teste. Në varësi të grupmoshës, realizohen edhe ekzaminimet përkatëse. Mjeku do të testojë tek fëmija ndjekjen me sy të dritës ose lodrës që do të vendosë përpara tij. Fusha vizive; mbulimi i njërit sy dhe fokusimi i objektit, shkronjave apo figurave që duhet të lexohen vetëm më njërin sy, është një prej ushtrimeve efikase. Ata që nuk mund të lexojnë mund të përshkruajnë format. Mjeku gjithashtu kontrollon për dallimin e ngjyrave. Tek fëmijët e moshave më të mëdha do të shquajnë ngjyrat në figura, ndërsa ato më të vegjëlit format.

Fokusim te shikimi

Një pajisje e quajtur “fer-rop-ter” shërben për të realizuar testin refraktiv. Ndrrimi i lenteve që vendosen në pajisjen para syve, provon qartësinë ose jo në shikim.
Në varësi të qartësisë në shikim nëpërmjet këtyre lenteve, përcaktohet lloji ekzakt i nevojshëm. Retinoskopi gjithashtu përdoret si pajisje për të mësuar më shumë për fokusin e shikimit.

Jepi dritë problemit

Drita ju mundëson një pamje të qartë në sytë e fëmijës tuaj. Oftalmoskopi është pajisja që shërben për të parë në detaje afër syrin. Para testit, aplikohen disa pika në pupila. Qetësoni fëmijën tuaj duke i shpjeguar rëndësinë e procesit. Specialisti do të vërejë nëpërmjet një ndriçuesi mikroskop për të marrë një pamje 3D.
Korrektimi i shikimit

Nëse ekzaminimi i parë përcakton nëvojen e syzeve për fëmijën tuaj, kërkoni dhe vendosni për skeleton dhe lentet e përshtatshme. Në një moment delikat, që jo cdo fëmijë e pret njësoj, tek fëmijët e moshave më të mëdha lërini t’i zgjedhë vetë. Ndihmojini dhe mësojini të kujdesen vazhdimisht për pastrimin. Për fëmijët që mbajnë syze, këshillohet të kryejnë ekzaminime të herëpashershme çdo vit.

Si të trajtojmë problemet e tjera

Nësë fëmija juaj ka dembelizëm të syrit, duhet të mbajë një fashë ose përdorë pika për syrin e shëndetshëm. Kjo përforcon që truri të sprovojë syrin e dëmtuar për të parë. Të mbajturit vetëm syze, nuk zgjidh totalisht problemin. Kombinimi me ushtrime ndihmon shumë. Kirurgjia ndihmon dhe rekomandohet në rastet kur fëmija ka lindur me kataraktë.

Ndihma e parë

Trajto dëmtimet menjëherë. Mos e lejo fëmijën të fërkojë syrin e dëmtuar, pasi kjo mund të shkaktojë gërvishtje në sipërfaqen delikate të syrit. Nëse ka hyrë diçka në sy, kapini me gishta qepallën, largojeni sa mundni nga kontakti me syrin dhe pulitini sytë disa herë. Lotët ndihmojnë të largojnë papastërtitë. Shplajani sytë me ujë të pastër. Traumat si goditjet, gjakosja, kontakti me produkte kimike, etj duhet të trajtohen nga mjeku specialist.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeket okulistë në Spitalin Amerikan kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi: www.spitaliamerikan.com

Tags: FemijeSpitali AmerikanSY
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Alba kërkon live largimin nga Ferma VIP
Breaking News

Alba kërkon live largimin nga Ferma VIP

12/05/2025
Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin: Një duartrokitje, u tregua burrë
Breaking News

Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin: Një duartrokitje, u tregua burrë

12/05/2025
“Na kthe gjysmën se ishim të dehur”, ish-banori i BBV pendohet për paratë që hodhi te ditëlindja e Loredanës
Breaking News

“Na kthe gjysmën se ishim të dehur”, ish-banori i BBV pendohet për paratë që hodhi te ditëlindja e Loredanës

12/05/2025
“Ku, ç’ka, pse?” Egli paralajmëron diçka sonte! Ç’po ndodh mes saj dhe Gjestit?
Breaking News

“Ku, ç’ka, pse?” Egli paralajmëron diçka sonte! Ç’po ndodh mes saj dhe Gjestit?

12/05/2025
Festivali i Kanës vë kufij: Kjo veshje sjell përjashtim të menjëhershëm!
Breaking News

Festivali i Kanës vë kufij: Kjo veshje sjell përjashtim të menjëhershëm!

12/05/2025
Alba drejt largimit nga “Ferma VIP”?
Breaking News

Alba drejt largimit nga “Ferma VIP”?

12/05/2025
Next Post
FOTO/ Blendi Fevziu prezanton për herë të parë prindërit, ja kujt i ngjan ai

Blendi Fevziu viziton kufirin midis dy Koreve, shihni pamjet e veçanta







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera