Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

DROGA/ Historia e vajzës nga Përmeti, që lindi foshnjën në burgun turk

03/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
DROGA/ Historia e vajzës nga Përmeti, që lindi foshnjën në burgun turk

Dënimet e ashpra që parashikon legjislacioni turk për çështjet e drogës, por edhe kontrollet e ashpra në kufi, duket se ua bëjnë të vështirë trafikimin e lëndëve narkotike shtetasve shqiptarë. Megjithatë të shumtë janë ata që kanë rrezikuar, duke përdorur forma nga më të ndryshmet për të fshehur drogën që trafikonin. Aktualisht në burgjet e Turqisë ndodhen duke vuajtur dënimin 25 shtetas shqiptarë. Mes tyre është edhe një vajzë 21-vjeçare nga Përmeti, e cila është dënuar me 25 vjet burg. Bëhet fjalë për Anxhela Zekollarin, e cila në maj të vitit të kaluar, u arrestua në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, bashkë me të fejuarin e saj, raporton “Panorama”. Në trup iu gjet e fshehur një sasi prej 2.5 kg hashash, që e kishte paketuar në formën e një jeleku, të veshur poshtë rrobave. E megjithëse sasia mund të konsiderohet e vogël, krahasuar me rastet e tjera të trafikut ndërkombëtar të drogës, ajo sërish ka marrë dënim maksimal. Madje gjyqtarët turq nuk i ka “zbutur” as fakti që ajo ishte shtatzënë, duke vendosur që ajo të dënohet me 25 vjet heqje lirie. Tashmë ajo ndodhet në burg, bashkë me foshnjën e saj, që për shkak të rrethanave u detyrua ta lindë aty. Avokati shqiptar, Kadri Hoxha, i cili prej shumë vitesh ushtron profesionin e tij në Stamboll, u bën apel bashkatdhetarëve të tij që të mos rrezikojnë të trafikojnë drogë atje, pasi dënimet janë shumë të ashpra dhe askush nuk tolerohet.






Tags: burgshqiptarjaturqi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
FOTO+VIDEO/ Vajza e Niko Peleshit, një yll i bukur me shpirt rebel

FOTO+VIDEO/ Vajza e Niko Peleshit, një yll i bukur me shpirt rebel








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera