Lorena Haliti ka qenë ditën e djeshme e ftuar në programin e së dielës ‘E diell’, në ekranin e ‘Top Channel’. Modelja me origjinë shqiptare, e cila po e vazhdon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregoi gjatë programit se partnerin me të cilin do të lidhte jetën e donte me origjinë shqiptare. Kjo deklaratë e bukuroshes duket se ka bërë që në llogarinë e saj në ‘Instagram’ të mbërrijnë shumë mesazhe nga persona të ndryshëm të cilët kanë preferuar të jenë partneri që Lorena dëshironte.
Pak më parë modelja ka publikuar një prej mesazheve të mbërritura në adresën e saj, krah së cilës duke qeshur ka shkruar: “Boll më”. Siç duket ky është vetëm 1 prej shumë kërkesave që kanë mbërritur në ‘Instagram-in’ e Halitit.
Kujtojmë se gjatë intervistës së dhënë, Lorena nuk tregoi shumë për jetën e saj private, duke e lënë në pikëpyetje faktin nëse aktualisht ndodhej apo jo në një marrëdhënie./revistawho.com