Dua Lipa dhe Rita Ora kanë mahnitur të gjithë me parakalimin e tyre në tapetin e kuq të Met Gala 2023. Mbrëmë u përkujtua stilisti Karl Lagerfeld, dizajneri i ndjerë i cili drejtoi shtëpitë më të njohura të botës në botë si Chanel apo Fendi. Yjet parakaluan në tapetin e kuq duke pozuar me veshjet e tyre dhe mes tyre ishin dhe artistet e njohura shqiptare Dua Lipa, Rita Ora. Dua Lipa dukej si një princeshe teksa mbërriti në Met Gala me një fustan të markës “Chanel” të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh. Rita Ora dukej elegante me një fustan të zi me një bisht të madh dramatik.
Por vajzat morën vëmendjen edhe në afterparty ku të dyja u shfaqën të veshura shumë shik dhe me syze.









