Sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa nuk paskan të mbaruar.
Gjatë vitit 2017 ajo fitoi shumë çmime si këngëtraja më e mirë e re, kënga më e mirë, dhe videoja më e mirë për zhanrin ‘Pop’.

Së fundmi Dua është cilësuar nga ‘Official Charts’ si femra me albumin më të mirë për vitin 2017. Vitin e kaluar ajo publikoi albumin e saj të parë, me të cilin pati dhe suksese të jashtëzakonshme.
Në këtë album u përfshinë disa nga këngët më të njohura të saj: ‘New Rules’, ‘Be the One’, ‘Blw Your Mind’, ‘Lost in Your Light’ si dhe këngën që pritet të publikohet së shpejti ‘IDGAF’.
Gjithashtu kohët e fundit Dua ka vendosuar të shpërngulet për pak kohë në Xhamajka për të punuar me disa projekte të reja të saj./revistawho.com








