Sukseset për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk kanë fund. Këngët e saj janë kthyer në hite botërore duke arritur me miliona klikime në ‘YouTube’. Gjithashtu Dua ka fituar dhe shumë çmime duke u cilësuar si këngëtarja e re më e mirë. Së fundmi ajo ka bërë të ditur se në 13 shkurt do të jetë e ftuar në një nga emisionet më të ndjekura në gjithë botën, ‘Ellen DeGeneres Show’. Këtë gjë këngëtarja e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ dhe ka shkruajtur se të gjithë duhet ta shënojnë këtë datë në kalendar që të mos humbasin shfaqen.









