Ky vit ka nisur shkëlqyeshëm për këngëtaren Dua Lipa, e cila nuk po ndalet me koncerte nëpër Europë. Pëlqyeshmëria ndaj saj nuk është kufizuar vetëm në Britani të Madhe apo SHBA por edhe në shtete si Bullgaria. Përdoruesit e aplikacionit Shazam nga ky shtet, kanë zgjedhur ‘Be the One’ si këngën kryesuese më të preferuar të tyre që më pas ka zënë vend në kopertinën e këtij aplikacioni.