Dua Lipa ka folur për seksin në podcastin e saj të fundit. Këngëtarja tha se njerëzit duhet të jenë më të lirshëm kur flasin për seksin dhe sidomos në një marrëdhënie kjo temë është shumë e rëndësishme. Dua tha se asaj i duket e çuditshme të mos e diskutojë këtë temë dhe beson se çdo siklet rreth seksit duhet të lihet mënjanë. Sipas saj çiftet duhet të jenë plotësisht të sinqertë për atë që kanë nevojë seksualisht në mënyrë që një marrëdhënie të funksionojë.
“Të mos flasësh për seksin me personin me të cilin po bën seks është një anomali e çuditshme për mua. Unë mendoj se është e rëndësishme të normalizojmë bisedën rreth seksit dhe ta bëjmë atë një temë për të cilën mund të flasim më lirshëm, në mënyrë që të heqim dorë nga faji dhe turpi që e rrethon atë. Është gjithmonë shumë argëtuese dhe kjo kthehet në idenë e mbajtjes së gjërave të freskëta, të gjesh mënyra për të vazhduar të jesh kurioze për partnerin tënd”, tha Dua.
Dua Lipa prej muajsh po shijon romancën me regjisorin Romain Gavras.








