Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Dua Lipa do të vijë për herë të dytë në Prishtinë, ku do të mbajë një koncert të organizuar nga ‘Sunny Hill’.
Për këtë organizim ka shkruar edhe “The Guardian’ ku midis të tjerash ka zbuluar edhe surprizën e këtij koncerti.
Prestigjozja zbulon se babai i Duas, Dukagjin Lipa do të performojë sërish në atdheun e tij, pas shumë vitesh.
“Dukagjin Lipa prej kohësh ka dashur të organizojë një koncert të mirëqenë në vendin e tij, në Kosovë. Ai donte ta vendoste Kosovën në hartën kulturore dhe të dëshmonte se shteti më i ri do të përcaktohej më shumë se sa një vend me konflikt e skandale’- shkruan ‘The Guardian’./revistawho.com