Këngëtarja Dua Lipa, ndan herë pas here pasionet e saj me publikun. Me ç’kemi kuptuar ajo nuk është vetëm adhuruese e muzikës, por edhe e sporteve. Së fundmi ajo ka zbuluar se praktikon edhe boksin. Një sport mjaft i vështirë, por gjithsesi i bukur.
Si për të treguar çfarë heq një person që pëlqen boksin, Dua ka postuar në ‘Instagram’, një foto me duart e dëmtuara pas stërvitjes së mëngjesit. “I copëtova kyçet sot në mëngjes”, -ka shkruar ajo krahas fotos./revistawho.com