Lidhja me astrologjinë është një trend në rritje. Çdo ditë e më shumë personazhe të njohur rrëfejnë lidhjen që kanë me astrologjinë, mund të përmendim Katy Perry-n, Ariana Grande-n apo JLo-në, etj. Së fundmi ka qenë Dua Lipa që ka folur për astrologjinë dhe besimin tek yjet. Për vendimet e rëndësishme ajo flet me astrologen.
“Unë nuk kam një terapist/e, por kam një astrologe. Nëse kam një dilemë dhe mendoj se çfarë do më sjellë ky muaj, gjithnjë konsultohem me astrologen.” Ajo i dërgon mesazh Rosie-s, për një lexim sepse Dua është “thjesht e fiksuar”.