Gjatë intervistës së dhënë për “Teen Vogue” Dua Lipa ka zbuluar një sekret të profesionit të saj. Përpara se të ngjitet në skenë për të kënduar e performuar Dua pi një gotë çaji me mjaltë manuka, çaj australian dhe limon. “Pij një filxhan çaj Manuka me limon dhe argëtohem me grupin tim për 10, 15 minuta përpara se të ngjitemi në skenë”, -u shpreh Dua. Gjithashtu ajo njoftoi për fansat se në muajin qershor do të nxjerrë në treg albumin e saj të parë./revistawho.com