Ka disa ndjenja që nuk kërkojnë zë. Ato jetojnë në heshtje, në praninë e dikujt që të kupton pa fjalë, në rehatinë e një përqafimi që të mban me këmbë në tokë. Prej kësaj ndjenje lind DUA nga “Cohls”.
Një koleksion “limited edition”, i krijuar me dashuri dhe me mendimin te njerëzit që na formojnë, që na japin qetësi dhe që qëndrojnë me ne në çdo moment. DUA flet për çastet e vogla të ndara së bashku, për fjalët e pathëna, për afërsinë që nuk ka nevojë për zhurmë, për lidhjen që e mbartim me vete çdo ditë.
Me linja të pastra, silueta perfekte dhe detaje që bëjnë ndryshimin, çdo kostum nga “Cohls” është një reflektim i thjeshtësisë dhe dashurisë. Asgjë e tepërt. Vetëm pjesë të sinqerta që sjellin rehatinë, butësinë dhe dashurinë.

Këtë Shën Valentin, DUA nuk është thjesht një veshje. Është një mënyrë për të thënë: jam këtu, është një mënyrë për të thënë: TË DUA!








