Një moment i brishtë, por thellësisht i sinqertë ka ndryshuar krejt narrativën e raportit mes Brikenës dhe Mateos në “Big Brother VIP Albania”. Në Dhomën e Rrëfimit, ajo ka zgjedhur të flasë hapur, duke rrëfyer një seri situatash që për të nuk janë thjesht episode loje, por ndjenja reale që janë lënduar gjatë rrugës.
“Doja të gatuaja për mua dhe për Mateon. E bëra pjatën gati, i bëra një zemër. Hodha për atë dhe për vete. Ai po rrinte me Selin dhe Shëndritin. Unë e ha krejt pjatën, ai nuk vjen. Edhe për ty është më e rëndësishme me nejt me fol me Selin se sa me ardhë brenda me respektuar bukën që unë bëra për ne të dy. Njerëzit me zor presin me pas këtë mundësi prej meje edhe unë po ta jap ty mundësinë me qenë me mua”.
Rrëfimi vijon edhe më i fortë, duke prekur një nga momentet më të komentuara brenda shtëpisë, puthjen, një gjest që për publikun mund të dukej i afërt, por për të ka qenë një thyerje:
“E ka ditur shumë mirë se sa të rëndësishme e kam me dhënë një puthje, më ka bërë me u ndje shumë keq. Shkon me kap për krahu me hedh në pishinë sidomos një vajzë që as që e kam shoqe, kur doli klipi që mund të jetë keqkuptuar që ti mund të kesh pëlqim për të dhe shkon e bën këto gjeste. Më ka lënduar kjo gjë. Dua t’a mbyll me të”.
Një deklaratë që ndishta nuk është fundi i një raporti, por një kthesë e fortë emocionale në lojë, aty ku ndjenjat nuk mund të fshihen më pas strategjisë, dhe ku një gjest apo një fjali e vetme mund të ndryshojë gjithçka.








