Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik! 14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë! 14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara 14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton!

13/06/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton!

Dua Lipa ka hapur zemrën në një intervistë të fundit për revistën British Vogue, ku jo vetëm që ka folur për lidhjen e saj me aktorin Callum Turner, por edhe për dëshirën e thellë për të pasur fëmijë në të ardhmen.





Këngëtarja 29-vjeçare, e cila do të jetë në kopertinën e numrit të korrikut të revistës, tha:
“Do të doja shumë të kisha fëmijë. Por gjithmonë e kam pyetjen e vazhdueshme: kur do të ishte koha e duhur, si do të përshtatej me punën time, si do të funksiononte nëse shkoja në turne, dhe sa kohë do të duhej të merrja pushim”, u shpreh ajo.

E pyetur më tej për këtë temë, Lipa shtoi:
“Mendoj se është një nga ato gjëra që do ndodhin kur të ndodhin. Më pëlqejnë shumë fëmijët, por mendoj se të rritësh një fëmijë është shumë më tepër se thjesht të duash fëmijët.”


Në intervistë, ajo konfirmoi gjithashtu fejesën me aktorin 35-vjeçar Callum Turner.
“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese,” tha Lipa gjatë një darke me gazetarët.

Ylli britanik rrëfeu se partneri i saj ishte këshilluar me motrën dhe shoqet e saj më të ngushta përpara se t’i propozonte.
“Jam e dashuruar me të. Është shumë për mua,” tha ajo. “Është një ndjenjë e mirë të dish që personi me të cilin do të kalosh pjesën tjetër të jetës tënde të njeh shumë mirë.”

Më 9 qershor, Dua ndau me ndjekësit disa foto në Instagram ku tregonte unazën e saj të fejesës – një diamant i dukshëm në gishtin e saj – ndërsa pozonte me Turner, që në një prej imazheve e përqafonte dhe e puthte në ballë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!
Breaking News

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!

14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!
Breaking News

Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!

14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara
Breaking News

“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara

14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…
Breaking News

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…

13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Next Post
10 destinacionet perfekte për t’u vizituar këtë korrik!

10 destinacionet perfekte për t’u vizituar këtë korrik!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera