Motrat e Aldës, kësaj vajze të vogël të cilën jeta e ka vendosur para shumë vështirësive kanë kontaktuar emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të gëzuar motrën e tyre që e duan shumë. Ëndrra e saj ishte të kishte një dhomë të bukur.
Historia 2
Ne vitin 1996 Donika , shtëpiake, dhe Lirimi, shofer, njihen me njeri tjetrin dhe ne 7 shtator 1997 vendosin të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martese. Në mars të vitit 2002 ata sjellin në jetë vajzën e tyre të parë, Dorjanën dhe në 5 mars të vitit 2004, lindin vajzën e tyre të dytë të cilën vendosin ta quajne Alda.
Që në momentin e parë që Alda vjen në jetë, prindërit e saj i falin dashurinë dhe ngrohtësinë që cdo prind i dhuron fëmijës së sapolindur. Ata kujdesen për të dhe me shumë mund kërkojnë ta rrisin duke i plotësuar të gjitha dëshirat dhe duke u përpjekur ta bëjnë të lumtur.
Alda sot është 12 vjec, dhe që në këtë moshë ajo është përballur me aq shumë vuajtje dhe dhimbje sa një fëmije të moshës së saj do t’i ndryshonte tërësisht jetën. Historia e saj fillon në moshën 2 vjecare kur Alda filloi të kishte probleme shëndetësore. Fillimisht prindërit nuk e kuptuan se cfarë kishte ndodhur. Asaj iu shtrembërua kyci i këmbës dhe ata menduan se ndoshta mund ta kishte pickuar një bletë. Por nuk u desh shumë kohë të kuptonin se kishte dicka që nuk shkonte. Alda rrëzohej sa herë që përpiqej të ecte, kishte vazhdimisht dhimbje, rritje të temperaturës dhe vetëm qante.
Të shqetësuar, prindërit e cuan në spitalin e Pukës, që aty në spitalin e Lezhës ku ka qëndruar e shtruar për 10 ditë dhe merrte 4 serume në ditë, e më pas e dërguan në spitalin e Tiranës dhe vetëm pas 4 muajsh arritën të përcaktonin sëmundjen e saj. Ajo vuante nga ……
Donika dhe Lirimi ishin të dëshpëruar. Ata nuk po e kuptonin se si ndodhi gjithcka. Dinin vetem që duhet të qëndronin të fortë para vajzës së tyre dhe që në asnjë moment nuk duhet ta lejonin që ajo t’i shihte se sa shumë po vuanin. Që kur ishte 2 vjec e deri më sot, Alda nuk i ka ndërprerë asnjëherë ilacet. Në Fushëarrëz ata kanë pasur ndihmën e motrave gjermane që i ndihmonin për të bërë vizita falas. Por ishte largësi e madhe dhe ndodheshin në një gjendje të keqe ekonomike, për të shkuar në spital detyroheshin të përdornin cdo mjet transporti deri edhe te bicikletat, prandaj vendosën të shpërnguleshin në Durrës për të qenë më afër spitalit. Alda mund të ecte vetëm kur merrte ilacet, por shumë pak, bënte 10 hapa dhe thoshte se ishte lodhur, i dhimbnin krahët dhe këmbët, rrinte kërrusur dhe duart i rrinin grusht.
Pavarësisht sëmundjes, ajo shkoi në shkollë dhe mësuesja e ndihmonte shpesh nëse kishte ndonjë problem, po ashtu edhegjyshja e saj kujdesej dhe e merrte nga shkolla, ndërkohë që prindërit e Aldës ishin të detyruar të shkonin në punë. Një ditë, para 4 vitesh, kur ishte në klasën e 4-t, gjyshja e saj ishte vonuar për ta marrë nga shkolla. Motra e madhe, Doriana, e cila ishte në klasën e 6-t, e merr Aldën në krahë dhe përpiqet të ecë, por nuk mundi sepse ishte shumë e vogël dhe nuk kishte forcën e mjaftueshme. Ajo ndalon duke qarë dhe bashkë me Aldën presin deri sa dikush të vijë ti ndihmojë.
Koha kalon. Alda i kërkon mamasë një bebe. Thotë se nëse do të ketë një motër të vogël ajo do të shërohet. Në 22 prill 2010 lind motra e saj e vogël, Lorena. Por Alda nuk u shërua, përkundrazi u bë edhe më keq. Për 3 vjet rresht ajo nuk shtoi asnjë gram peshë dhe nuk u rrit asnjë centimetër gjatësi. Merrte mjekim cdo ditë. Me kalimin e kohës filloi t’i kishte fobi gjilpërat, aq sa ndonjëherë infermierëve u duhej ta lidhnin që t’i jepnin ilacet dhe ti bënin gjilpërat.
Sëmundja e Aldës ka ndikuar shumë në shëndetin e saj. Për shkak të ilaceve ajo filloi të kishte probleme me shtyllën kurrizore, veshkat dhe së fundmi mjekimi i ka prekur edhe sytë. Për shkak të zhvillimit të ngadaltë fizik, Alda inatosej shpesh sepse e ngacmonin në shkollë, por edhe sepse prindërit e saj nuk i thoshin të vërtetën. Ata nuk e lejonin asnjëherë që ajo t’i shikonte të mërzitur apo të shqetësuar për gjendjen e saj, por gjithmonë i thoshin se shumë shpejt do të shërohej.
Nëse i pyet për të ardhmen, ata përgjigjen se kanë shumë frikë , por do të punojnë natë e ditë që të paguajnë mjekimin e vajzës së tyre. Mamaja e Aldës thotë se ndoshta i ka lënë pak mënjanë dy vajzat e tjera sa herë që i duhej të rrinte në spital për t’u kujdesur për Aldën, por mendja e saj qëndronte gjithmonë te to, e shqetësuar nëse kishin ngrënë apo nëse kishin ftohtë.
Por pavarësisht gjithckaqje që ka kaluar, Alda është një fëmijë i buzëqeshur, solar dhe me ëndrra për të ardhmen. Ajo ëndërron që një ditë të pikturojë, të vrapojë, të gatuajë. … ëndërron për një jetë normale.