Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dua të të bëj të lumtur/ Nënë nuk është vetëm ajo që të lind, surpriza për mësuesen e dashur të jetimores

19/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Dua të të bëj të lumtur/ Nënë nuk është vetëm ajo që të lind, surpriza për mësuesen e dashur të jetimores

Nënë nuk është vetëm ajo qe të lind, por edhe ajo grua që të rrit e të mban doren kur hedh hapat e parë, ajo që eshte pranë teje në çdo moment të rëndësishëm. Kristina është një zonjë e nderuar e cila ka qenë një ndër mësueset më të dashura të Shtëpisë së Fëmijëve në Sarandë,mësuese që e kanë konsideruar nënë. Pas surprizës së madhe që iu bë kur u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë, Z.Bujar Nishani,Kristina takon shoqen e saj pas 30 vitesh.





Historia 1

Në datën 9 janar 1935 lind një vajzë e vogël e quajtur Kristina, vajza e Spiro dhe Eleni Vasilit.
Kristina dhe 4 vëllezërit dhe motrat e saj rriten të rrethuar nga dashuria e prindërve. Ata punojnë shumë që femijët e tyre të kenë të paktën kushtet minimale të jetesës. Eleni dhe Spiro merren me kultivimin e shalqinit dhe lekët që marrin nga shitja e tyre janë e vetmja e ardhur që ata kanë. Edhe pse me pak te ardhura,ata janë të pasur në shpirt dhe përpiqen që gjëja më e rëndësishme në jetë, një familje e ngrohtë dhe e mbushur me dashuri, mos t’i mungojë fëmijëve.
Shkollen fillore Kristina e bëri në Delvinë dhe duke qenë gjithmonë një nxënëse e mirë i përgjigjet thirrjes aktuale te asaj kohe, qe i ben Seksioni i Arsimit “Nevoja per mesuese’. Ajo ndjek nje kurs dymujor ne Tirane ku merr certifikaten –’E afte per edukatore kopshti’. Kjo certifikatë i mundëson emërimin në vitin 1951 si edukatore kopshti ne fshatin Finiq, ku jep dhe kontributin ne luften kundra analfabetizmit dhe nderohet me “Flet Nderi’, një ndër shumë dekorimet që ajo merr për punën e palodhur në edukimin e fëmijëve.
Ne vitin 1970 emerohet edukatore ne “Shtepine e Femijes” Sarande. Kristina punon për 15 vjet në shtëpinë e fëmijës, ku përcjell me qindra, mbi 12 gjenerata fmëijësh. Të gjithë ata që janë rritur në ato vite, i kujtojnë shumë mirë problemet e këtyre institucioneve, dhunën, mungesën e dashurisë, metodat e rënda edukative, frikën nga ndëshkimet dhe penalizimet që përjetonin. Por, ajo ishte kujdestarja që fitoi kundër dhunës, kundër ndëshkimit, modeli i mësueses e cila i rriti fëmijët e jetimores me dashuri dhe me ngrohtësi. Në vitin 1987 Kristina del në pension dhe në nder të saj bëhet një mbrëmje. Por asnjëherë nuk u largua plotësisht nga fëmijët e saj. Shtëpia e Kristinës në Sarandë cdo fundjavë mblidhte në dreka e darka fëmijët e jetimores. Asokohe të gjithë bënin garë se kush do të ishte i ftuari i mësuese Kristinës. Të gjithë fëmijët e jetimores edhe kur mbaronin dhe largoheshin nga jetimorja, ktheheshin për ta takuar. Ata nuk njiheshin si fëmijë të jetimores por si fëmijë të Kristinës.
Jetimët e shtëpisë së fëmijës në Sarandë e kujtojnë si nënën e tyre që i edukonte, i mësonte, i përqafonte dhe përqafimi i saj vinte era karafil, ndryshe nga aroma e cdo mësueseje tjetër. Djem e vajza, të gjithë kishin një mirënjohje të madhe per Kristinën, e cila profesionin nuk e kishte profesion por mision për të edukuar me dashuri ata fëmijë që prindërit i kishin braktisur ose kishin ndërruar jetë.
Ajo i donte me gjithë shpirt fëmijët, edhe pushimet e verës i kalonte me ta, i shëtiste dhe merrte me vete edhe fëmijët e saj, i bashkonte me ata të jetimores pa bërë asnjëherë dallime.
Kristina Kumi sot është një grua 82 vje, që prej 26 vjetësh jeton në Athinë. Është e martuar ka dy djem, Grigorin dhe Vironin, është bërë gjyshe dhe sot kalon pleqërinë në një shtëpi me djalin e saj, nusen dhe fëmijët e tyre. Mësuese Kristina është modeli i humanizmit, modeli i dashurisë që fiton kundër dhunës dhe vrazhdësisë. Ajo sot njihet nga jetimët si gruaja me zemër të artë, me fytyrën e dashur, me aromën e karafilit në trup.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Next Post
Djalë apo vajzë?! Zbulohet gjinia e fëmijës së Tunës

Djalë apo vajzë?! Zbulohet gjinia e fëmijës së Tunës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera