Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Dua vëlla-dua vëlla”, mami Artenisa, babi Olsi dhe ëndrra e Abigail që u bë realitet!

22/06/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Dua vëlla-dua vëlla”, mami Artenisa, babi Olsi dhe ëndrra e Abigail që u bë realitet!

Dy ditë më parë në familjen e moderatores Artenisa Ozaj dhe sipërmarrësit Olsi Bogo mblodhën miqtë dhe familjarët për të festuar ditëlindjen e këtij të fundit. Por jo vetëm kaq. Artenisa, Olsi dhe vogëlushja e tyre Abigail ndanë me të dashurit e zemrës një lajm të ëmbël mjaltë. Një bebush tjetër është rrugës. Dhe sigurisht një “baby gender reveal” për ta kulmuar festën. Ashtu si në të gjitha festat e tjera të këtij lloji, përballë janë dy grupe. “Team-boy” të cilën e ka kryesuar Abigail dhe “Team girl”. Dhe familjes do t’i shtohet një djalë. Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ku familjarët sigurisht vraponin të përqafonin çiftin, komentet nuk kanë munguar. Sigurisht tema e komenteve është “gëzohen shumë se është djalë, po të ishte vajzë?”. Ka qenë Artenisa ajo që e ka sqaruar këtë pjesë. Për revistën “Who”, ajo thekson se djalë-vajzë për ta është njësoj, duke shtuar se ka qenë dëshirë e madhe e vajzës të ishte djalë.
“Sapo mori vesh që isha shtatzënë, Abigail kërkonte vëlla. E donte patjetër djalë. Edhe pse mundoheshin t’ia shpjegonim se kjo nuk ishte në dorën tonë dhe se mund të ishte motër, ashtu siç mund të ishte vëlla, ajo përsëri insistonte. Madje dhe gjatë festës iu kërkonte të ftuarve të votonin për djalë. Ishim ndarë në “team-boy” dhe “team-girl” dhe unë isha me këtë të fundit. Jemi rritur dy vajza në shtëpinë tonë dhe doja që Abigail të kishte një motër. Por sigurisht jemi shumë të lumtur që në familjen tonë do të vijë një djalë dhe më tepër që u plotësua dëshira e vajzës. Familjarët u gëzuan për ne dhe ishin emocione të akumuluara nga Abigail që mezi po pret vëllain”, ka thënë Artenisa.

Kudo në botë në festat “baby gender reveal” grupet janë të ndara në dy, dhe gëzojnë po njësoj siç edhe kanë gëzuar dhe reaguar familjarët e miqtë e Artnenisës dhe Olsit.
Rëndësi ka që bebushi të vijë me plot shëndet dhe do të jetë i rrethuar me shumë dashuri.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Next Post
E zbaton prej vitesh, por me këtë foto, Aurela sapo e theu rregullin!

E zbaton prej vitesh, por me këtë foto, Aurela sapo e theu rregullin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera