Sara Gjordeni, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, ka habitur ndjekësit me një vendim që askush s’e priste. Në një postim të fundit në rrjete sociale, ajo ka bërë të ditur se do të shkëputet përkohësisht nga jeta online për të gjetur qetësi dhe për t’u përqendruar tek vetja.
“Natyra njerëzore është e tillë që paqe gjen vetëm tek qetësia,” shkroi Sara, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë reflektimi dhe rikthimi tek balanca e brendshme.
Ajo sqaroi se kjo është një fazë e rrallë për të, ku dëshiron të qëndrojë më e heshtur e më e qetë:
“Do të postoj më pak derisa të gjej sërish arsyen dhe rrugën e duhur drejt gjërave që do të dojë t’i takojë.”
Në të njëjtën kohë, Sara u kërkoi ndjekësve mirëkuptim, duke theksuar se për momentin nuk do të japë intervista dhe nuk do t’u përgjigjet pyetjeve.
Ja postimi i plotë:
“Natyra njerezore eshte e tille qe paqe gjen vetem tek qetesia.
E tille eshte edhe kjo periudhe per mua. Do postoj me rralle, ndoshta aspak derisa te gjej serish arsyen dhe rrugen e duhur drejt shume gjerave qe me takojne t’i di, t’i njoh…. Gjera te cilat nuk do doja t’i ndaj me ju ne keto momente.
Nuk dua intervista.
Nuk dua pyetje. Dua vetem mirekuptimin tuaj, te te gjitheve ju.
Ju dua si gjithmone!
SARA”









