Dita e sotme është e veçantë për çiftin e njohur të ekranit, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj. Vogëlushi i tyre, Duam, bën 3 muaj që ka ardhur në jetë dhe Miriami me Albanin kanë menduar ta festojnë me një tortë mjaft të veçantë nga “Reka Pastiçeri”. “Dashudia ime 3-muajsh, të dua sa bota”, shkruan Miriami në foton e tortës. Dyshja e kanë ruajtur me fanatizëm imazhin e vogëlushit pasi ai është akoma i vogël. Kujtojmë se Miriami dhe Albani janë prindër edhe të një vajze më të madhe, të quajtur Ameli.