Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg! 13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

13/03/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

Këngëtarja shqiptare Samanta Karavella ka ndarë një nga rrëfimet më personale të saj deri më tani, duke folur hapur për përvojën e mëmësisë dhe sfidat emocionale që përjetoi pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Në një intervistë në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me moderatoren Arbana Osmani, artistja tregoi se ardhja në jetë e vajzës së saj ndryshoi gjithçka në jetën e saj brenda vetëm një dite.





 

Karavella rrëfeu se periudha pas lindjes ishte shumë më e vështirë nga sa kishte imagjinuar, duke pranuar se përballja me postpartum ishte një nga përvojat më sfiduese të jetës së saj. “Postpartum ishte më i fortë se unë, më mundte çdo ditë. Punova shumë me veten time, i flisja vetes time që ‘kjo është kalimtare, do ia dal mbanë, nuk është kaq e vështirë sa është tani, do të mësohem’, por ishte hera e parë në jetë që realisht kuptova që kjo gjë ishte shumë më e fortë se unë, ndoshta një nga eksperiencat e mia në jetë më të vështira që kam bërë”, u shpreh ajo me sinqeritet.


 

Artistja tregoi se momenti i parë me vajzën e saj ishte një përzierje emocionesh të forta dhe pasigurish. “Ndryshimi i jetës sime brenda 24 orëve ishte një transformim shumë i madh. Nuk e dija çfarë më priste. Kisha dëgjuar shumë që jeta të ndryshon, por nuk e kupton deri në momentin që e provon”, tha Karavella, duke shtuar se për një moment humbi edhe sensin e kohës dhe ndjeu pasiguri për rolin e ri si nënë.

 

Megjithatë, këngëtarja theksoi se me kalimin e kohës ajo dhe partneri i saj gjetën forcën për ta përballuar këtë kapitull të ri. “E gjetëm forcën të dy, mësuam të dy padiskutim, por nuk është vetëm kaq. Jeta ime ndryshoi! Thuhet që jeta e baballarëve nuk ndryshon sepse ata zgjohen dhe shkojnë në punë, ama jeta ime ndryshoi plotësisht sidomos si artiste”, u shpreh ajo, duke treguar se mëmësia jo vetëm që transformoi jetën e saj personale, por edhe mënyrën se si ajo e sheh veten dhe karrierën artistike.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!
Breaking News

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!

13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!
Breaking News

Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!

13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!
Breaking News

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!

13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!
Breaking News

Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!

13/03/2026
Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin!
Breaking News

Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin!

13/03/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera