Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Duhet të dalësh me vrap nga shtëpia? Pesë ide për një super mëngjes të shijshëm e plot vlera!

14/09/2021
in Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Duhet të dalësh me vrap nga shtëpia? Pesë ide për një super mëngjes të shijshëm e plot vlera!

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, të cilin shpesh e anashkalojmë për shkak të kohës së shkurtër që kemi në dispozicion. Sfida për t’i përgatitur vetes apo gjithë familjes diçka për të ngrënë, shpesh kthehet në një mision të pamundur.





Megjithatë, si për çdo gjë tjetër në këtë jetë, edhe për këtë ka zgjidhje. Në ndihmë na vijnë këto pesë receta që ne në ëho i kemi përzgjedhur për një nisje plot shije dhe që bëhen sa hap e mbyll sytë.

Vezë me avokado


Nuk ka nisje më të mirë për ditën sesa kjo recetë e thjeshtë që ju furnizon me energji dhe proteina qysh në mëngjes. Për këtë ju duhet thjesht vezë dhe avokado dhe sipër mund të shtoni djath, piper apo diçka tjetër që keni qejf. Ose thjesht asgjë. Mënyrat e përgatitjes janë të ndryshme; Ju mund të skuqni vezën dhe pastaj ta shtoni tek gjysma e prerë e avokados, ose në tigan të përgatisni bashkë avokadon dhe vezën e shtuar aty, duke e mbuluar me kapak tiganin në mënyrë që veza të gatuhet si duhet.

Kinoa me çfarë t’ju dojë zemra

Kinoa mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për gjithë familjen, sidomos nëse keni fëmijë të vegjël. Përgatitet fare thjeshtë dhe mund ta zjeni si me ujë si me qumësht. Pastaj pasurojeni me banana, boronica pak mjaltë ose reçel shtëpie sipër dhe yummii. Shije e parezistueshme!

Overnight Oats me banane dhe gjalp kikiriku

Kjo është recetë e bekuar. Në mëngjes do t’ju duhet thjesht ta nxirrni nga frigoriferi dhe ta konsumoni. Ju nevojitet tërshërë, qumësht soje apo kos, shurup agave ose mjaltë, gjalp kikirik, banane dhe pak fara chia. i përzjeni të gjithë përbërësit në një gotë të posaçme, përveç bananes, i futni në frigorifer dhe mëngjesi është gati. Konsumojeni në shtëpi ose mund ta merrni edhe me vete në punë.

Pancakes me tre përbërës

Ose ndryshe petullat amerikane, janë gjëja më e thjeshtë për tu përgatitur dhe s’kanë fare vaj.

Ju duhet thjesht 1 vezë, miell, 1 banane dhe pak qumësht. Përzjeni derisa të bëhen brum dhe i piqni në një tigan të lyer me pak vaj kokosi.

Banana Bread (ose kek me banane)

E ëmbël, e lehtë, e shpejtë me pak përbërës. Ju duhet thjesht tërshërë, bananë, shurup panje dhe pluhur pjekës. i bluani të gjithë përbërësit në blender dhe pastaj i piqni për rreth 30-35 minuta./revistawho.com

Tags: healthyidemengjesshendetshem
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
Gjithë sytë mbrëmë nga Met Gala. Cila veshje (s’)ju pëlqeu më shumë?

Gjithë sytë mbrëmë nga Met Gala. Cila veshje (s')ju pëlqeu më shumë?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera