Cindy Marina në një intervistë në Vizion Plus mes bisedave për punën, karrierën dhe personin e saj, ka folur edhe për marrëdhënien që ka me familjen e Genardit.
Prej disa vitesh Cindy ka bërë publike lidhjen me Genard Topallin dhe si nuse në atë familje ajo shprehet se ndjehet shumë mirë dhe shumë e respektuar.
Si i ka marrëdhëniet me vjehrrën me kunatën, Jozefinën dhe Megin?
“Nuk ndihem keq, ndihem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë. Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë”, tha ajo.








