Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

DURRES/ E përndiqte këmba-këmbës, flet burri me fëmijë: Më pëlqente për seks

19/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
DURRES/ E përndiqte këmba-këmbës, flet burri me fëmijë: Më pëlqente për seks

Përndjekja e femrave është kthyer në modë kohët e fundit në qytetin e Durrësit. Vetëm në harkun e një jave, Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, pasi përndiqnin vajza dhe tentonin t’i manipulonin seksualisht. Rasti i fundit është arrestimi i një 42-vjeçari me precedentë penalë në fusha të ndryshme dhe i divorcuar me fëmijë. Sipas Policisë, Artan Andoni ka përndjekur me intensitet për tre muaj rresht shtetasen S.G., 20 vjeçe, e cila ka kryer denoncim në polici pas shqetësimeve të shumta që i kishte sjellë 42- vjeçari. Menjëherë pas denoncimit, policia ka kryer arrestimin e Andonit. “Më datë 17.11.2016, rreth orës 19:30, pasi ka bërë kallëzim shtetësia S.G., 20 vjeçe, banuese në Durrës, se A.Andoni për një periudhë 3-mujore e ka përndjekur në ambiente publike në mënyrë të vazhdueshme, policia kreu menjëherë arrestimin e 42- vjeçarit. Andoni është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, familjes dhe lëndëve narkotike”, njofton Policia e Durrësit, raporton sot “Panorama”. Artan Andoni, 42 vjeç, ishte divorcuar prej disa kohësh nga bashkëshortja me të cilën kishte edhe fëmijë, ndërsa mësohet se ai dhe vajza 22-vjeçare që përndiqte, banojnë në të njëjtën zonë. Sipas dëshmisë së vajzës, 42- vjeçari e shqetësonte në çdo moment që ndodhej e vetme. “Prej më shumë se tre muajsh më përndjek në mënyrë të vazhdueshme (Artan Andoni) dhe e kam të pamundur të dal nga shtëpia, pasi më shfaqet përpara dhe më ndjek në çdo vend që shkoj. Jam munduar me të gjitha mënyrat për të mos i dhënë arsye, por ka vazhduar dhe vazhdon të më shqetësojë. Madje, kohët e fundit më shqetëson edhe në vendim tim të punës, në dyqan. Më duket person i frikshëm, prandaj kërkoj mbrojtje nga policia”, ka deklaruar 22- vjeçarja. Ndërsa Andoni ka mohuar akuzat pas arrestimit, duke u justifikuar me faktin se i pëlqente dhe po tentonte ta bënte për vete vajzën, pasi i pëlqente seksualisht. Përgjatë ditëve të fundit ka pasur një lumë denoncimesh nga femra të ndryshme që përndiqeshin nga meshkuj. Pas denoncimit të një vajze 20-vjeçare në datën 3 nëntor, policia arrestoi personin që e përndiqte, i cili ishte ish-i dashuri. Ardit Çizmja, pasi është ndarë nga një lidhje dashurore me E.G, 20 vjeçe, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disamujore ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular. Ndërsa vetëm pak ditë më parë u arrestua një 34-vjeçar me tendenca pedofilie, pasi përndiqte një të mitur. Pak muaj më parë u arrestua edhe një 46-vjeçar, pasi përndiqte italianen që kishte ardhur për pushime. Pesë ditë më parë, Ilir Çullhaj, 34 vjeç, banues në Durrës, ka tentuar të manipulojë një vajzë 12-vjeçare, duke i ofruar seks me pagesë. Ai ndodhet në burg pa afat.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!
Breaking News

Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!

02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”
Breaking News

Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”

02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri
Breaking News

Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri

02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin
Breaking News

“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin

02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
Next Post
PERGJIMET/ Gazetarja, vajza e një diplomati në Tiranë, kliente VIP e bandës së heroinës

PERGJIMET/ Gazetarja, vajza e një diplomati në Tiranë, kliente VIP e bandës së heroinës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera