Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Goca, Yll Limani është BEQAR! 26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Durrës, zhduket fëmija 9 vjeç. Familja kërkon ndihmë

26/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Një fëmijë 9 vjeç është zhdukur që prej orës 18:00 të së mërkurës. Mësohet se 9-vjeçari, Brajan Plaku është parë për herë të fundit nga familjarët në një qendër interneti, në lagjen nr.11 pranë banesës.





Zhdukja e minorenit është denoncuar në Policinë e Durrësit, ku kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Ndërkohë familjarët të cilët kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit, kanë vënë në dispozicion edhe një numër telefoni ku luten që të kushdo që ka informacion t’i kontaktojë: 069 32 91 195.

Genta Plaku e ka denoncuar në News24 zhdukjen e djalit të saj Brajan dhe thotë se ai nuk është parë që prej orës 18:00 të ditës së djeshme.


Ai është parë në një qendër të lojërave Play Station në qendër të Durrësit, te Muzeu i Dëshmorëve në lagjen nr.9. Nëna e tij tha se ajo së bashku me bashkëshortin ishin në një ceremoni mortore, dhe djali pas shkollës ka shkuar të luajë te lagja në këtë qendër lojërash kompjuterike.

Të shqetësuar për moskthimin e të birit në shtëpi, të dy prindërit kanë nisur kërkimin për ta gjetur tek të afërmit dhe të gjithë shokët e vogëlushit, por nuk kishte asnjë shenjë, dhe rreth orës 21:00 kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Durrësit. Vogëlushi Brajan Plaku është nxënës i klasë së tretë dhe prindërit e tyre luten që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojë në numrin 069 32 91 195. Policia ka nisur kërkimet për të gjetur të miturin.

“Djali është zhdukur prej 18:00 të ditës së djeshme. Kam bërë që mbrëmë denoncim në polici. Kemi kontaktuar me të gjithë të afërmit dhe shokët e djalit. Nuk kemi asnjë gjurmë të tij deri tani. U kthye nga shkolla ishte futur në një pikë ‘Play Station’. Ajo është hera e fundit që e kanë parë fëmijën. Pika e ‘Play Station’ është pranë banesës sonë”, ka thënë mes lotësh nëna e djalit.

Pas denoncimit, policia e Durrësit ka nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe ka marrë në pyetje banorë dhe persona që mund ta kenë parë të fundit.

*Në foto fëmija i zhdukur/opinion.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Goca, Yll Limani është BEQAR!
Breaking News

Goca, Yll Limani është BEQAR!

26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Next Post
Hedh sodë në dyshek… ja rezultati (VIDEO)

Hedh sodë në dyshek… ja rezultati (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera