Përtej buzëqeshjeve në rrjet dhe imazhit publik, ndonjëherë ndodhin përplasje që nuk mund të mbahen më në heshtje. Kështu ka ndodhur edhe me Bay T, e cila ka vendosur të flasë hapur për marrëdhënien e saj me Drilon Ramën, duke nxjerrë në dritë një anë tjetër të historisë që ndjekësit nuk e kishin dëgjuar më parë.
Në një reagim të sinqertë në rrjete sociale, Bay T thotë se nuk është nga ato persona që kërkojnë vëmendje me drama, por këtë herë është ndjerë e detyruar të flasë:
“Kam besuar sinqerisht në çdo fjalë, në çdo “pëlqim” tëndin… edhe kur mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht, nuk reagova”, shkruan ajo, duke zbuluar se e ka ditur për lidhjet paralele të Drilonit, por ka zgjedhur heshtjen për hir të ndjenjave.
Sipas saj, ndarja e heshtur nuk do të kishte marrë kurrë këtë formë publike, nëse Driloni nuk do të kishte bërë komente që ajo i konsideron denigruese dhe nënçmuese. Ajo shpjegon se një prej pikave ku durimi i saj u sos, ishte mënyra sesi ai u përpoq ta “ulë” si grua në sytë e publikut:
“Keqpërdore mirësinë time – por unë kurrë s’kam me e ul veten në nivelin tënd”, shprehet ajo, duke theksuar se ndonëse ka kaluar shumë, zgjedh të ecë përpara “me kokën lart dhe zemrën e pastër.”
Nëse kjo përballje do të marrë një vazhdim nga ana e Drilonit, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e qartë – Bay T nuk ka ndërmend të qëndrojë më në heshtje.








