Dy këngëtaret e njohura, Jehona Sopi dhe Edona Llalloshi janë të rezervuara kur vjen puna tek publikimi i fotove të jetës private. Si rrallëherë sot ato kanë postuar foto përkrah bashkëshortëve përkatës. Jehona shfaqet me bashkëshortin, Naim Kushotova në dasmën e Nita Krasniqit, motra e Miss-it Zana Krasniqi. Ndërsa Edona krahas koncerteve ka gjetur kohën që këtë të diel ta kalojë me familjen. Ajo ka postuar një foto me bashkëshortin e saj të cilin nuk e ekspozon shumë në publik./revistawho.com