Dy muaj më parë Paris Hilton dhe ish-partneri i saj, Chris Zylka, i dhanë fund fejesës. Në mediat rozë u përfol gjatë ndarja e bujshme mes tyre si dhe “debati” i Paris dhe Chris për unazën e fejesës. Megjithatë duket se Zylka i ka harruar të gjitha, sepse ka ende ndjenja për multimiliarderen.
Disa burime kanë treguar për “Daily Mail” se ai nuk dëshiron asgjë tjetër përveç rikthimit me Paris. Pavarësisht se pak ditë më parë Chris u fotografua pranë një vajze që pretendohej se ishte e dashura e tij e re, ky ishte një lajm i rremë, sepse vajza në fjalë është thjesht një mike e tij.
Gjithsesi ende nuk duhet se çfarë do të ndodhë mes dyshes së njohur, sepse pas ndarjes Paris u shpreh se njerëzit ndryshojnë kështu që duhet të mësohet t’i lërë gjërat pas. /revistawho.com