Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dy rolet kryesore në ‘Njerëz dhe Fate’ qenkan ndërtuar mbi një histori të vërtetë

31/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dy rolet kryesore në ‘Njerëz dhe Fate’ qenkan ndërtuar mbi një histori të vërtetë

Të gjithë me siguri keni parë të paktën një episod të telenovelës së parë shqiptare “Njerëz dhe Fate”. Aq e famshme dhe e dashur për publikun në atë periudhë, por edhe tani kur shumë nga ne duan të shohin si vazhdojnë ngjarjet. Një detaj shumë të bukur për realizimin e këtij projekti na e ka treguar Egla Ceno, regjisorja dhe aktorja e njohur, e cila për ‘Gazetën Intervista’ ka treguar që personazhi i babit që ju besua Robert Ndrenikës dhe i Erës nga Eni Jani, janë projektuar nga ajo, bazuar në histori personale.






“Kur isha studente në Akademinë e Arteve, viti i fundit, bëja 3 punë njëkohësisht nëpër televizione si regjisore dhe asistent regjisore, rastësisht u gjenda në mes të një… ngjarje le të themi sepse për artin tonë ishte ngjarje… po realizohej telenovela e parë shqiptare që më vonë publiku e njohu me emrin “Njerëz dhe fate”. Mu propozua por nuk kishte akoma një ide si do ishte. Mora laps e letër dhe nisa ta shkruaj. U nisa nga historia ime personale. Krijova të parin personazhin e babit tim i cili ka qenë kinooperator dhe vdiq në moshën 48 vjeçare kur unë isha ende adoleshente. Isha shumë e lidhur me të dhe doja që në një farë mënyre ai të vazhdonte të jetonte…

Krijova “babin” dhe vajzën, që në telenovelë u quajt Era. Doja në një farë mënyre të materializoja marrëdhënien me tim atë. Ngjarjet më larguan nga Tirana drejt Gjermanisë për studime dhe e braktisa atë projekt. U lumturova shumë kur mora vesh që personazhi i babit tim kishte ngelur dhe akoma më shumë që rolin e luante Robert Ndrenika. Gjithashtu edhe për Erën. Eni është një mike e veçantë për mua edhe sot e kësaj dite dhe nuk mund të kishte pasur zgjedhje më të mirë për rolin e vajzës që kisha skicuar për vete. Sigurisht që do kisha dashur ta kisha çuar deri në fund, por nuk ishte e thënë”,-ka zbuluar Egla./revistawho.com

 

Tags: Egla CenoNjerez dhe Faterolet kryesore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!
Breaking News

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Next Post
Dasma po afron, Afërdita Dershaj niset në udhëtimin e fundit si beqare

Dasma po afron, Afërdita Dershaj niset në udhëtimin e fundit si beqare








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera