Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dy të rinjtë dhunuan bustin e Françesk Radit, Rozana Radi reagon me fjalë të ashpra në rrjete sociale

15/07/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dy të rinjtë dhunuan bustin e Françesk Radit, Rozana Radi reagon me fjalë të ashpra në rrjete sociale

Ditën e sotme në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një video, në të cilën dy të rinj shihen duke dhunuar bustin e artistit të ndjerë, Françesk Radi. Në pamjet e publikuara njëri prej adoleshentëve shfaqet i hipur mbi bust, ndërkohë që tjetri tenton të heqë nga duart e Françeskut kitarën e tij. Nga ana e qytetarëve pati reagime të forta dhe të gjithë e dënonin veprimin e dy djemve. Por më shumë e shqetësuar është shprehur Rozana Radi, e cila nuk mundet të pranojë që këta të rinj të mos respektojnë figurën e xhaxhait të saj, por mbi të gjitha atë të një artisti që i ka dhuruar shumë Shqipërisë. Rozana ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të shkëputur nga videoja dhe ka shkruar disa fjalë për dy djemtë.





https://www.instagram.com/p/Bz80u40lZ9n/

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Françesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam pare që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do t’i identifikojë autorët” të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti, i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitarë që ju po përpiqeni t’ja hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit, por kitarën nuk ja hoqën dot. Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës, të djalit, të bashkëshortes, por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjarët tuaj?A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…”, ka shkruar Radi në postimin e saj. Më pas ajo ju ka kërkuar autoriteteve të vendit ta ndjekin deri në fund këtë rast, për të vënë para përgjegjësisë dy adoleshentët. “Sot është dhunuar një vlerë publike. Nesër një tjetër e një tjetër…Ju lutem të gjithëve ta marrin këtë foto të turpshme e ta postojnë me hashtagun #mambroartistin”, shkruan Rozana në mbyllje të reagimit të saj. Busti i Françesk Radit u vendos rreth një vit më parë në Liqenin Artificial si një nderim dhe përkujtim për artin dhe figurën e tij. Rozana Readi ka rrëfyer shpesh se me Françeskun ka pasur një lidhje të ngushtë, duke qenë se ai ka qenë mbështetja më e madhe për të pas largimit nga jeta të babait të saj. /revistawho.com


Tags: bustifrancesk radirozana radi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Next Post
Bloggerja e akuzoi për kopjim, Kylie Jenner i bën të gjithë për të qeshur me përgjigjen e saj

Bloggerja e akuzoi për kopjim, Kylie Jenner i bën të gjithë për të qeshur me përgjigjen e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera