Mediat italiane raportuan dje ndarjen nga bashkëshorti të bukuroshes së ekranit Belen Rodriguez. Aktorja dhe modelja e famshme argjentinase tashmë nuk është më me Stefanon. Lajmi u konfirmua edhe nga avokati i saj i cili foli për agjencinë “Ansa”. Pas katër vitesh martese nga e cila patën edhe një fëmijë, çifti i njohur tani i kanë dhunë fund dashurisë dhe martesës së tyre. Mirëpo sot mediat argjentinase raportojnë një tjetër detaj. Sipas tyre shkak për ndarjen është bërë një romancë e Belen me nje bashkëkombasin e saj të famshëm. Bëhet fjalë për futbollistin e njohur Gonzalo Higuain. Sipas këtyre njoftimeve, pritet që së shpejti lidhja midis të dyve të bëhet publike.