Ditët e fundit në mediat turke po qarkullojnë lajme lidhur me dyshen e njohur Murat Boz dhe Asli Enver. Ata shkruajnë se dyshja janë fejuar në fshehtësi në një ceremoni të mbajtur larg mediave. Por me sa duket një lajm i tillë është vetëm një thashethem më shumë në portalet turke, duke qenë se vet dy aktorët nuk kanë konfirmuar asgjë. Ata preferojnë të qëndrojnë sa më larg deklaratave mbi marrëdhenien private. Së fundmi, të pyetur nga gazetarët, ata nuk janë përgjigjur asnjë pyetje në lidhje me këtë, por kanë vrapuar në makinën e tyre./revistawho.com