Ricky Martin ka paditur nipin e tij pasi ky i fundit e akuzoi për abuzim seksual. Artisti ka ngritur një padi prej 20 milionë dollarëshe kundër nipit duke pretenduar se humbi disa marrëveshje miliona dollarëshe për shkak se ai hodhi akuza të rreme ndaj tij për incest.
Në padinë e ngritur këngëtari pretendon se është “persekutuar, rrethuar, përndjekur dhe zhvatur” nga Dennis Yadiel Sanchez për arsye ekonomike. Ai shprehet se ngacmimet kanë vazhduar edhe pasi nipi e pranoi se kurrë nuk ishte sulmuar seksualisht nga artisti.
Sipas Martin, “Sanchez filloi t’i dërgonte mesazhe duke e kërcënuar se “nëse nuk kompensohet ekonomikisht, ai do të vazhdojë fushatën e tij për të dëmtuar reputacionin dhe integritetin e tij, përmes akuzave të rreme”.