Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E akuzon mbesa për përdhunim, xhaxhai: Nepërkë, shikoni tabulatet dhe do e njihni

27/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
E akuzon mbesa për përdhunim, xhaxhai: Nepërkë, shikoni tabulatet dhe do e njihni

Gruaja dhe motra e Thoma Çalës, i cili është në qeli pas akuzave të ngritura ndaj tij për përdhunim nga mbesa kanë folur në studion “Me zemër të Hapur”. Vera, bashkëshortja e Thoma Çalës, ka treguar se akuza është e gjitha një trillim. “Kjo ishte vajza jonë e tretë, rrinte gjithmonë me ne, dhe për cdo gjë unë e kuptoja, se nuk ishte fëmijë i urtë, cdo gjë ta thoshte në sy, nuk mbante, madje mbaj mend një rast kur në tv u dha një lajm se xhaxhai ka vrarë mbesën, pas një fejese të padëshiruar, tha si ka mundësi çfarë i duhet xhaxhait, unë s’do e lejoja të fuste hundët xhaxhai”. Ndërkohë nga paraburgimi ka folur në një lidhje telefonike në studio edhe i akuzuari, i cili ka theksuar se mbesa po trillon, teksa ka hedhur kritika se nuk po hetohet siç duhet. “Ajo i sillte ushqimet e gatshme në shtëpinë time nuk ka gatuar në shtëpinë time. Pretendon se më ka shërbyer dhe se gjatë shërbimit unë kam përfituar…Hetimet për mua nuk janë kryer sic duhet, për mua nuk ka hetime fare. të zbërthehen tabulatet e telefonave të mbesës sime, të 2013, aty do kuptojnë se kush është mbesa ime dhe unë, se nga ana tjetër është një nepërkë. …Pasi ka shkuar në Tiranë mbesa është njohur me një djalë dhe ka ardhur ka kërkuar fejesë. Por babai i ka thënë se të kam dërguar në Tiranë për shkollë dhe jo për burrë”. Pas lidhjes së kunatës së të akuzuarit, nënës së vajzës që ka ngritur akuzat në një lidhje telefonike në studio, ajo tha se ai e ka pranuar që vajza ka ardhur me dëshirë dhe kanë kryer marrëdhënie me dëshirë. “E di shumë mirë Vera që ai njeri e ka ngacmuar një cupën e xhaxhait të vet, e di shumë mirë Vera dhe Lindita e dinë të gjithë se çfarë ka ndodhur me ata”, akuzoi kunata, por i akuzuari e mohoi dhe tha se do ngrinte edhe padi për këto shpifje.





Versioni i mbesës:

“Ato që janë thënë janë të gjitha gënjeshtra sepse rasti i parë ka nisur që në moshën 13 vjec, ka ardhur xhaxhai nga Greqia dhe i kam shërbyer këtu, ka qenë i vetëm jo me familjen dhe i kam shërbyer, gjatë kësaj kohe zotëria ka përfituar, dhe Vera ska ardhur asnjëherë për t’i bërë vizitë. Ai më ka kërcënuar dhe më ka thënë dy fjalë, “ti do tregosh, unë do shkoj në burg, por kur unë të dal nga burgu do bëhet kërdia këtu në shpi”.


Pse me kaq vonesë keni treguar?

Sepse në këtë moment unë s’kam pas më frikë nga askush. Kam qendruar vetëm 7 muaj e fejuar.

Pati arsye pse u prish fejesa?

Po për këtë arsye është bërë, kur i kam treguar të fejuarit tim kjo më ka ndodhur ai ka marrë vendimin të prishë fejesën. Se vinte apo s’vinte i fejuari në shtëpinë time këto janë problemet e mia. Ai s’ka ardhur s’më ka shoqëruar se kishte një punë dhe pronari nuk i jepte leje.

Pse familja të është vënë kundër?

Jo gjithë familja më është vënë kundër, vetëm ata që e dinë se kanë sekrete të tjera pas Thomait.

Pse halla është kundër jush?

Hallës po i them, ka pas shpinë e vet, s’ka qenë asnjë herë prezente këtu, s’i ka ditur, të shikojë familjen e vet.

Kur ka ndodhur rasti i parë?

Ngjarja e parë ka ndodhur në vitin 2010, ka pasur edhe raste të tjera, nuk kam biseduar me asnjë njeri të familjes, askush s’ka pasur dijeni, atë e kam ditur vetëm unë dhe Thomai. Vetëm të fejuarit, për shkak se nuk më ka gjetur vajzë ia kam thënë dhe kjo po bëhej pengesë për fejesën tonë, ia tregova të vërtetën dhe ai vendosi ndarjen.

NGJARJA

Ka qenë vetë vajza ajo që ka shkuar në komisariat dhe ka bërë denoncimin ndaj xhaxhait të saj. 19-vjeçarja ka pohuar para uniformave blu, se 46-vjeçari e kishte përdhunuar për herë të parë në muajin prill të vitit 2010, deri në vitin 2013. Të njëjtat burime pohuan se Cala kërcënonte mbesën e tij që të mos i tregonte askujt për veprimet e tij, ndërsa kryente me të marrëdhënie seksuale me dhunë për vite me radhë. E gjendur nën presion dhe në një gjendje psikologjike të rënduar, e reja kishte nuk i kishte treguar askujt. Ndërsa vite më vonë i ka treguar nënës së saj për aktet e turpshme të xhaxhait të saj, i cili tashmë gjendet pas hekurave nën akuzën për veprën penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”. Zanafilla e kësaj ngjarjeje të rëndë i ka fillesat në muajin prill të vitit 2010, kur Thoma Cala ka përfituar teksa ka qenë i vetëm në banesën e tij dhe ka përdhunuar mbesën, e cila në atë kohë ishte vetëm 14 vjeçe. Këto akte të dhunshme ndaj së miturës vazhduan për rreth 3 vite, ndërsa më pas ajo i ka bërë rezistencë xhaxhait të saj. Burime zyrtare nga policia e Fierit pohuan, se K. Cala deklaroi se tërë këto vite ka qenë e traumatizuar dhe nuk ka ditur kujt t’ia besonte të vërtetën e saj të frikshme. Ajo shtoi se xhaxhai përfitonte sa herë kur në banesën e tij nuk kishte njeri, apo dhe në atë të vëllait të tij. Sakaq, teksa është marrë në pyetje nga oficerët e policisë, Thoma Cala nuk ka pranuar akuzat, ndërsa ka deklaruar se mbesa ka trilluar gjithçka, pasi ai kishte sherre me babanë e saj. “Si mund të përdhunoja unë mbesën time 14 vjeçe?! Si mund të përdhunoja unë një fëmijë, gjakun tim, vajzën e vëllait tim?! Është trillim. Është e sajuar çdo gjë”, mësohet të ketë thënë 46-vjeçari. Ndërkaq, vijon të hetohet ngjarja.

Tags: mbesaperdhunimixhaxhai
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
Një tjetër ndarje trondit Hollivudin

Një tjetër ndarje trondit Hollivudin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera