Të jesh e bukur dhe me tipare të rregullta jo domosdoshmërisht i je nënshtruar ndërhyrjejeve kirurgjikale siç aludohet në pjesën më të madhe të rasteve për vajzat e bukura.
Akuzave për operacione plastike nuk u ka shpëtuar as Almeda Abazi e cila ka marrë vëmendjen e mediave turke disa herë për këtë fakt.
Por këtë herë ka qenë bashkëshorti i saj, aktori Tolgahan Saysman cili i ka dalë në mbrojtje bashkëshortes së tij. “Ka bërë vetëm dy ndërhyrje në hundë, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje tjetër. Habitem se si bëhen çështje dite disa foto të moshës 15 vjeçare”- ka thënë aktori për një nga mediat e huaja.
Ditë më parë ka patur edhe një reagim nga ana e Almedës në rrjetet sociale, e cila nëpërmjet një statusi ka hedhur poshtë akuzat lidhur me këtë çështje, edhe pse ajo e ka pranuar gjithmonë ndërhyrjen që ka kryer në hundë./revistawho.com