Nuk janë të pakta rastet kur artistët e njohur janë “kryqëzuar” nga fansat për shkak të përdorimit të ‘photoshop’-it në fotografitë e tyre. Ky program është një ndër më të përdorurit në mbarë botën dhe duket se të gjithë janë bërë nga pak ekspertë të tij dhe kuptojnë kur ka ndërhyrje. Por mesa duket jo gjithmonë rezulton kështu. Së fundmi në qendër të akuzave për ‘photoshop’ është vendosur moderatorja bukuroshe, Marina Vjollca. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi dhe në të nuk dallohej gishti i madh në njërën nga duart.
Duke qenë se të gjithë filluan të dyshonin për ‘photoshop’, Marina nuk qëndroi indiferente. Njëra nga ndjekëset e saj në ‘Instagram’ i ka bërë pyetje drejtpërdrejtë: “Na e sqaron punën e gishtit të madh të dorës?”. Marina i është përgjigjur menjëherë: “Është vetëm çështje e këndit, e paskam përthyer gishtin pak më shumë mesa duket. Qetësohuni”. Ja pra që gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken! /revistawho.com