Moderatorja e njohur, Jonida Shehu ka ndarë së fundmi një foto me Ermira Caushollin duke ngjallur aludime nëse do të vijnë së bashku ne një projekt televiziv.
“E ardhmja është vajzë dhe çfarë vajze”, ka shkruar Jonida krah postimit të saj në ‘Instastory’.
Ndërsa Ermira ka publikuar po të njëjtën foto duke shkruar: “Gjëra të bukura po finalizohen në @abcnewsal kur takoj Jonidën më shkon dita mbarë”.
Dy moderatoret nuk kanë zbuluar detaje të tjera se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë këtë pritet ta ndajnë vetë Ermira dhe Jonida në javët në vazhdim./revistawho.com









