Besojmë ju kujtohet telenovela “Rubi”…E interpretuar mjeshtërisht nga aktorja meksikane, Barbara Mori, roli i Rubi-t arriti të na thumboje para ekranit të KTV-së në vitet 2004-2005 apo edhe atij të Vizion Plus, atëherë kur telenovela siguroi një audiencë gjigande si premierë. Protagonistja e kësaj telenovele, Barbara Mori e njohur si Rubi, ka thënë për një intervistë se në kohën kur po xhirohej telenovela ajo u diagnostikua me kancer, transmeton “Express”. “Kur ishim në muajin e tretë të xhirimeve mjekët më thanë se kisha kancer dhe duhet të operohem. Por, falë Zotit kaloi shumë lehtë me disa kimioterapi e sot jam shëndoshe e mirë“, është shprehur aktorja.