Problemet e ndjekin Gerard Pique-n jo vetëm në fushën e futbollit.
Clara Chia Morty, e dashura e tij 23-vjeçare është vënë në shënjestër të rrjeteve sociale prej disa muajsh, e akuzuar për shpërbërjen e familjes së Shakirës. Por erdhi deri te një sulm në rrugë, i cili ndodhi pak ditë më parë.
Ende nuk ka detaje të tjera, por, sipas mediave spanjolle, Clara nuk shkon më në Kosmos, kompania e Pique, ku është punësuar nga vetë ai.
Marty tani ka vendosur të punojë nga shtëpia për të shmangur sytë kureshtarë dhe fyerjet nga kalimtarët. “Ajo nuk është mirë, po kalon një periudhë të vështirë. Ajo nuk kishte forcë të kalonte gjithë këtë”, tha një nga miqtë e të resë.








