Brooklyn Beckham është zyrtarisht në një lidhje me modelen Hana Cross. Pasi u fotografuan disa herë bashke Brooklyn ka shpërndarë disa foto të saj në ‘Instagramin’ e tij. Fansat janë magjepsur pas modeles dhe shumë prej tyre kanë vënë re një ngjashmëri të madhe mes saj dhe Victoria Beckham.
https://www.instagram.com/p/BsMAWMqHBnW/
Në fakt ky opinion lidhet vetëm me njërën nga imazhet e publikuara nga Brooklyn. Disa ndjekës kanë arritur deri aty sa kanë supozuar se arsyeja pse djali i madh i familjes më të famshme ka një lidhje me të është sepse ajo i ngjan së ëmës.
Marrëdhënia mes dy të rinjve po shkon shumë mirë deri në momentet që flasim. Brooklyn njihet si djalë i ‘lëvizshëm’ dhe ndarjet apo lidhjet e tij janë të shpeshta, por nuk i dihet, mbase këtë herë gjërat do të jenë më serioze./revistawho.com